Home KRYESORE “Partneriteti Publik-Privat” (PPP) “Patentë për Plaçkitjen e Popullit”.

“Partneriteti Publik-Privat” (PPP) “Patentë për Plaçkitjen e Popullit”.

Nga Sokol Shameti

“Partneriteti Publik-Privat” (PPP) është një emër kull për të thënë: “Patentë për Plaçkitjen e Popullit”. Ai është një pseudonim për korrupsionin dhe praktikat ekonomike të dështuara neoliberale të përqafuara 25 vjet radhazi nga secila qeveri e djathtë që ka pasur pushtetin tek ne.

Eshtë justifikimi i lehtë i çdo batakçiu me pushtet për ta zhveshur qeverinë nga çdo përgjegjësi ndaj qytetarëve e për ta paraqitur shtetin si një armik të publikut, si një përbindësh të cilit i duhet ndaluar përfshirja në procesin e shndërrimit të taksave të qytetarëve në gjëra për të cilat kanë nevojë qytetarët.

Në fund, ekziston një logjikë se përse kryeministri aktual i djathtë në pushtet na paraqitet si një dashnor kaq i flaktë i PPP-së. Le të merren kompanitë jashtë qeverisë me zgjidhjen e halleve të shqiptarëve.

Ai ka dëshirë të udhëtojë mor zot! Ai do të pikturojë, të kultivojë sqimën, të vishet me gusto e të shijojë jetën! Me ne do merret ai? Pse e shqetësoni?

Share: