Home KRYESORE Po shtegëtojne shqipet dhe braktisin vendin…

Po shtegëtojne shqipet dhe braktisin vendin…

Nga Ornela Prifti

Që prej shekujsh është njohur nje vend i quajtur “vendi i shqipeve “ ne zemer te Evropës plake, një copëz parajse. Që prej shekujsh është pushtuar prej forcave të ndryshme here me pushkë apo me diplomaci të hapur .Pas kaq shume vjetësh robëri, pas kaq shumë vitesh në diktaturë dhe sërish Ne nje gjendje trazicioni të stër zgjatur, aq shumë sa thua që s’do te përfundojë kurrë .

Një vend kaq i vogël për nga sipërfaqja dhe aq i “ madh “ , kaq i “thelle “ kaq i “dobët” nga ana politike . Kjo Shqiperi kaq e rendë, nena e burrave te medhenj, nena që ka lindur e ka rritur ne gjirin e saj aq figura të larta sot eshte po kaq e brishtë përpara botes per te marre, zene vendin që asaj i takon ne oazin e kesaj Evrope .

Kjo Evrope që zogjte e shqipes i ka joshur me lloj- lloj marifetash, aferash qe vec ajo di te bej. Sot nga streha e shpise, nga gjiri i nenes se vete po largohen bijte e shqipes .Me shume se asnjehere me pare sot jane larguar aq shume shqiptare drejt rrugeve te Evropës. Sot cdo dite e me shume po largohen mijera te rinje e te vjeter , te veshur e te zhveshur, me ose pa torba me vete disa vec me ato veshjet e trupit.

Duke lene cdo gje mbrapa, familjen, shoqerine, njerezit, token, shtepine, kujtimet dhe vete jeten e tyre duke marre me vete vec shpresen e thyer. Ate shprese qe e gjen ne vise e vende te tjera duke harruar kush je dhe cfare ke , harron profesionin, harron arsimin e vetem per disa te ardhura me te larta, ku shkon dhe punon me fuqine e krahut e jo te mendjes diku larg vendit tend. Aty ku te falin vec perbuzje, rracizem se vjen nga një vend i quajtur ”˜’Shqiperi” .

Per nje jete me te mirë ata largohen në drejtime te ndryshme per te gjetur pakez shprese jete . Ndonese ne vendin tone nuk ka me shprese jo per te moshuarit, po as per me te rinjte. Atëherë ku mosha, koha e punes, ku kockat dhe shpirti kerkon te punoje, po pune nuk gjendet askund, per askend as për të vogëlin as për të madhin .

Po largohen bijtë e shqipes edhe pse Shqipëria ka shumë mundësi për të vetëpunësuar bijtë e saj. Një vend që vetë natyra është treguar bujare duke i falur fusha, kodra, male me faunen dhe floren qe i dhuron ketij vendi . E aftë të prodhoje çfaredo lloj kulturash bujqësore si nga drithërat, perimet e ndryshme, frutorët e shumte. Që mund të ofrojë edhe në tregun botëror dhe jo vetem ne tregun kombëtar mijëra prodhime bio . Po tregu kombetar është i mbytur me prodhime te eksportuara nga vendet fqinje e tokat mbeten djerë nga mungesa e nje teknologjie te perparuar .

E ndodhur mes maleve dhe kodrave ku mes tyre jane derdhur copeza të parajsës tokesore si liqene dhe lumenj të pa shterrshëm nga burimet ujore që derdhen në dy dete te Mesdheut, deti Jon dhe deti Adriatik. Te të cilet jeton bota ujore nga speciet më të veçanta të llojeve të tyre si : korani, sardelet apo gjallesave të tjera.

Me një kulturë pre-historike, monumente kulturore, historike , me mundësi për turizmin si : alpin, i gjelbërt dhe blu që ndër ta mund të zhvillohet tre turizmet perkatës që i shtojnë më shumë vlerat ketij vendi . Po fatkeqesisht ne i lëm në mëshirën fatit ku koha, vitet pak nga pak do ti shkatërrojnë si ka ndodhur me kishat më të vjetra në gadishullin e Ballkanit ose me kalatë e qyteteve historike që i mbulojmë nën dhe si është Kalaja e qytetit të Elbasanit. E zhytur nën dhe e betonizuar nga një asfalt rrugor dhe që as vlera as bukuria e saj nuk njihet prej kujt .

Burimet natyrore nentokësore që nuk shterojnë kurre, si nafta, gazi, qymyrguri , hekuri , ari etj po që i nxjerrin , i perpunojne te tjeret , me teknologjine e tyre . Ate qe kjo tokr e nxjerr vete nga gjiri i saj” e blen sa frengu pulen ”˜’.

Dhe sot shqipet po largohen nga trojat e veta sa me azil kerkues, sa me lloto amerikane e ca te tjere ne rruge te paligjshme.  Po largohen shqipet ne viset e tjera e ky vend po mbetet i shkrete…

Share: