Home KRYESORE Syte e shqiptareve te ambasadori Lu.

Syte e shqiptareve te ambasadori Lu.

Pa identifikimin e korrupsionit, gjithçka mbetet abstraksion.

Leibniz-i na tha: “liria nuk mund të ekzistojë pa mundësinë për të abuzuar. E keqia hyri në botë përmes abuzimit njerëzor për lirinë e tij vetjake. Asgjë tjëter nuk është e keqe,vetëm kjo”.

Ja, kjo është Thëmbra e Akilit që po e qerthullon sot të gjithë të keqen shqiptare:abuzimi me pushtetin, i të gjithë atyre që kanë menduar se me pasurimin e tyre të padrejtë, do të fitonin lirinë e tyre të pakufizuar. Nën këtë pikëvështrimi, gjendja e shqiptarëve sot varet në një fill peri, i cili, po të këputet dhe, ne si shoqëri, mund të fundosemi me të gjitha të drejtat që kemi fituar dhe ato që po pretendojmë t’i fitojmë.

Gjithçka është e përqëndruar te krimi dhe korrupsioni; por gjithçka bie në vesh të shurdhët, te ata që kanë në dorë pushtetin, dhe në shpinë abuzimin me popullin e tyre.

Edhe pse kjo gjendje është e denoncuar ndërkombtarisht; vëshët e abuzimit që kanë pushtetin bëjne sikur dëgjojnë, dhe bëjnë sikur veprojnë.

Por ajo që na jep akoma shpresë është “vullneti politik amerikan”, që vjen e shfaqet në Shqipëri nëpërmjet Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ai i ka thënë të gjitha; dhe shqiptarët i kanë dëgjuar nga goja e tij shqip. Por, siç duket, kjo nuk mjafton.

Zoti Ambasador! … filozofia analitike na ka mësuar se nuk mund të ketë ekzistencë, dhe as entitet, pa identitet.(No existence and entity without identity) Domethënë, për faktin që ju, dhe njëhërësh politika amerikanë, është e informuar për korrupsion në Shqipëri; tani ka ardhur koha për identifikimin e tij më anë emrash të subjekteve të pushtetshëm dhe të korruptuar.

Shqiptarët presin emrat që të shpallen nga ju, zoti Ambasador. Kjo është gjendja shqiptare: duhet identifikuar korrupsioni, ngaqë ju po e shihni se situata po bëhet qesharake, sepse “të parët” në këtë luftë antikorrupsion, janë vetë pushtetarët apo ish pushtetarët e korruptuar.

spartak ngjelaVarfëria shqiptare është “vepër” e korrupsionit abuziv të pushtetarëve shqiptarë, në njëzetë vjetët e fundit. Koha ka ardhur që vetë shqiptarët ta marrin në dorë këtë situatë: ata duan emrat, që të kenë targetin e luftës së tyre racionale; sepse, pa emra, gjithçka do mbetet gjithmonë një abstraksion, ashtu siç ka qënë deri më sot. Dhe syte e shpresës të shqiptarëve për këtë shpëtim nga një kurth i madh historik, janë drejtuar nga ju, Zoti Ambasador.

Share: