KONCESIONI I HEC TE SKAVICES OSE NJE MODELIM I “KONSORCIUMIT TE BASHKIVE TE JUGUT” NE VERI (NJE HEC PRIVAT QE “TERHEQ” ZVARRE 3 HEC-E PUBLIKE STRATEGJIKE)… (Sipas zt. Bashkim Shala, Koha Ditore – Prishtine)
Nder te tjera:
…Projekti për hidrocentralin e Skavicës është propozuar fillimisht në mesin e viteve ’80, kur u kryen studimet hidrogjeologjike. Në atë kohë, Shqipëria po përfundonte së ndërtuari hidrocentralin e Komanit, ndërsa Skavica do të shërbente për dy qëllime njëherësh: të prodhonte energji me kapacitet të instaluar prej 350 MW dhe të krijonte një liqen të ri me kapacitet të konsiderueshëm, duke sjellë rritje të prodhimit edhe në tre hidrocentralet më poshtë në kaskadën e Drinit. Hidrocentrali pritej të shtonte prodhimin me mbi 1.8 miliardë kWh në vit, pjesërisht falë prodhimit të vet dhe pjesërisht falë rritjes së eficencës hidrike në hidrocentralet e tjerë.
Ky prononcim ka lidhje ne artikullin e rrjetit BIRN e REPORTER.AL