Nga Nexhmedin Spahiu
Serbia nuk e ka problemin e njohjes se pavaresise se saj nga komuniteti nderkombetar, sepse ajo e ka marre kete njohje me 1878 ne Kongresin e Berlinit. Kosova akoma e ka kete problem dhe ajo duhet ta zgjidhe disi. Ose duhet te detyrohen Rusia e Kina ta njohin Kosoven, ose duhet te detyrohet Serbia. Perendimi po mendon se ma lehte e ka me e detyru ne kete Serbine se sa Rusine e Kinen.
Edhe ne duhet ta perkrahim kete opcion, ne te kunderten duhet ta bindim Rusine dhe Kinen. Eshte e logjikshme qe edhe ne energjite tona t’i drejtojme qe ta bindim Serbine, se nese na njeh Serbia, Rusia e Kina e humbin argumentin per mosnjohje, kurse me na njohte Rusia e Kina e mos me na njohte Serbia ne atehere mund te pranohemi ne OKB, po prap kemi telashe se Serbia eshte fqinji i jone me i madh.
Tani per me na njohte Serbia kemi dy rruge: o permes dialogut ne Bruksel duke shfrytezuar trysnine e aleateve tane ndaj Serbise, ose rruga tjeter: me ia leshu raketat Beogradit (te cilat nuk i kemi), o me e bombardu me avione (te cilet nuk i kemi) o me ia gju ne qafe terroristat, e me e terrorizu Beogradin deri sa te na njohin pavaresine. Keta te fundit i kemi, por kane shku me i terrorizu minoritet fetare ne Irak e Siri.
Prandaj na mbetet vetem nje rruge e vetme: Dialogu ne Bruksel. Nese ky dialog nuk shkon ne interes tonin, atehere nuk duhet ta nderpresim dialogun, por duhet t’i nderrojme ata qe na perfaqesojne. Se nuk po na perfaqesojne si duhet, po shihet nga rezultatet. E nuk ke si pret rezultate derisa ne ekranet tona shohim delegacionin e Beogradit me canta plot dokumenta e perfaqesuesit tone me duar ne xhepa.
Like