Home KRYESORE Pse Fevziu nuk e pyet Artan Hoxhen me shume?

Pse Fevziu nuk e pyet Artan Hoxhen me shume?

Nga Habjon Hasani

Meqenese Tani me kerkoi mendim ne fejsbukun e tij, per censuren qe i kishin bere dhe meqenese po lexoj dhe ne disa portale sikur

Tani qenka mercenar i Tom Doshit dhe Dritan Priftit, dua te them disa gjera per spektaklin e djeshem.

E para fare, Tani, une nuk mendoj se ti je mercenar.

E dyta, Tani, une nuk mendoj se ti do ja beje gjemen Fevziut, sic pretendon.

Ato letrat qe Fevziu bente sikur nuk donte te shfaqeshin, por ti po i shfaqje, mendoj se kane qene nje loje e bukur mes jush. Une nuk dua ta besoj se ti ja ke shperblyer Fevziut aq pabesisht ftesen per ne emision.

E treta, se bashku kemi komunikuar dhe ne serine e pare te emisioneve mbi kete aferen CEZ-DIA.

Dhe te kam pyetur ne Fb tim hapur dhe konkretisht: A eshte ne konflikt interesi studioja e Fevziut ku ti ulesh dhe denoncon aferen e nenkontraktimit te borxheve te CEZ?

artanhoxhasmsjaUne mendoj se ka konflikt interesi, sepse aksionar i Tv-Klan eshte z.Samir Mane, i cili ka mbledhur borxhe njesoj si DIA. Madje borxh shteteror, me i lehte per tu mbledhur dhe pa kosto per kompanite e tij.

Si eshte e mundur qe Fevziu nuk te pyet asnjehere, mbi kompanite e tjera qe kane mbledhur borxhet?

Si eshte e mundur qe ti nuk je bere asnjehere kurioz per te kuptuar se kush tjeter ka qene perfitues ne kete histori dhe pse Fevziu te fton aty qe te publikosh hapur apo dhe “si me spond” cfare te duash ti nga dosja CEZ-DIA, por sa here merr rrjedhe debati tek kompanite e tjera, biseda ndalet aty, as Fevzo nuk shkon me tej dhe as ti.

Une nuk mendoj se kjo eshte menyra per t’i sherbyer interesit publik dhe nuk mendoj se as ti ke krijuar bindjen se mjafton te nxjerrim c’te na kape dora per Kastriot Ismailajn dhe per Meten dhe ne kete menyre kemi bere detyren dhe kemi informuar opinionin publik mbi dosjen CEZ.

Jo, nuk funksionon keshtu dhe ti e di po aq mire sa une.

Sikunder ti e di qe Tv-Klan sot eshte ne muaj mjalti me kryeministrin e vendit, madje shkojne aq mire me njeri tjetrin, sa kur shkon Rama ne Miami, del Fevzo ne Tirane dhe “zbulon” takimin me biznesmenin Sel Rusi, a thua se kishte detyren per te terhequr vemendjen nga ndonje takim tjeter i Rames ne SHBA qe nuk duhej te merrej vesh.

Tani, une nuk mendoj se ti perfaqeson ndonje interes te Tv-Klan, madje mendoj se je gazetar rrace.

Dhe duke qene i tille, e kam te veshtire te besoj se nuk e ke pyetur veten nese fitimet e Profarma nga rimbursimet e qeverise Rama te vitit 2015 kane qene krejt rastesi apo dhe qe Fevzon ka nisur ta zere skleroza dhe harron gjithmone te te pyese ty ne studio per aspektet e tjera te aferes CEZ.

FB_IMG_1452620121734E meqe jemi tek Fevzo, ne debatin e para disa javeve e Opinion, ku ishe dhe ti, kam verejtur nje moment qe me ka mbetur ne mendje. Nje nga panelistet, u shpreh se kishte pasur dhe disa kompani te tjera qe kishin perfituar.

Ju te gjithe pate ne sy njeri tjetrin por askush nuk pipetiu, vetem Bushati tha dicka te tipit “eshte e rendesishme dhe kjo pjese” por biseda ne kete moment u nderpre si me buton.

Ky ishte dhe momenti kur une personalisht, isha shume i qarte se cfare po beje ti tek Fevzo dhe cfare donte Fevzo nga ty.

Share: