Home KRYESORE Realitete migjeniane “The economist” dhe media jone…

Realitete migjeniane “The economist” dhe media jone…

Nga Jonida Salku

Sapo pashe “Stop”-in te Klani tani. Kjo pjesa e fundit me tre femijet jetime pa baba e pa nene, qe jetonin ne nje strehe pa strehe ne kulmin e mjerimit qe as Profet Migjeni nuk ka arritur ta parashikoje, ishte therese! Mua me ther fakti qe nuk bej dot asgje per t’i nxjerre nga ai mjerim. Nuk mund t’i kthej mbrapsht ato 360 milione leke qe Kryeministri i kishte paguar “The economist”-it per ta reklamuar vendin tone si fushe me lule. Nuk munda as ta evitoj kete kronike pa e pare, se robi do informohet. Futem ne Facebook, me del gjithandej Ledioni qe ka suprizuar Sara Hoxhen, futem te “The economist” me thote se Shqiperia eshte parajse, kanalet kombetare televizive plasen duke lepire menderen e pushtetit… Ku te mbytem? Jeta është e bukur, por kur ta lyejnë kështu me mut perdite dhe ti pretendon se eshte mjalte… te befte mire pastaj!

Share: