Home KRYESORE Rektori i USHT-së uron Ismail Kadares Urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Rektori i USHT-së uron Ismail Kadares Urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Nga Entela Kasi

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti e uroi shkrimtarin Ismail Kadare për ndarjen e Urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez François Hollande -Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në emrin tim personal, i shpreh urimet më të përzemërta dhe vëllazërore z. Kadare, për dekorimin e Tij, me Urdhrin ,,Komandant i Legjionit të Nderit”, nga Presidenti i Francës, z. François Hollande.

“Ismail Kadare, shkrimtari që e ngriti në piedestal letërsinë shqipe, e krijoi hartën e një kulture të tërë me përmasa universale. Sikurse thotë edhe Dominique Fernandez: “Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe, me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve, dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura””

Shkruan Rektori Ademi duke shtuar - Po ashtu, në emër të Universitetit, i shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë presidentit francez, z. François Hollande, për vlerësimin e Tij për veprën e gjeniut të letrave shqipe, romancierit më të shquar të kohës sonë, përfaqësuesit më të denjë të letërsisë dhe kulturës sonë gjithëkombëtare. Ne, komuniteti akademik, studentët dhe inteligjencia shqiptare jemi të nderuar dhe me fat që jetojmë në epokën e Kadaresë, krijimtarisë së shumanshme të tij, që vetëm një shkrimtar si ai di ta krijojë.”

Share: