Home KRYESORE Umberto Eco: Roli i gazetave domosdoshmëri!

Umberto Eco: Roli i gazetave domosdoshmëri!

“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve” – këto janë fjalët e shkrimtarit e filozofit të famshëm italian, Umberto Eco, në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Honoris Causa” në Universitetin e Torinos ne Itali. Titulli, Eco e ka marre për merita në çështjet e komunikimit, kulturës dhe medias.

Më përpara ata flisnin vetëm në bare-caffe pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë të fjalës me një fitues të çmimit Nobel. ka shtuar Umberto Eco për te cilin, interneti është një dramë e vërtetë sociale dhe inteligjence, sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës” dhe struktura e internetit, po sipas Ecos, e favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe.

Në këtë pikë, sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti, sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë, sipas tij, “gazetat duhet t’ua dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj sikur mësuesve u duhet t’i mësojnë nxënesit si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”. Para studentëve të Universitetit të Torinos, Eco ka thënë se ishte hera e dytë që vinte në këtë universitet, pasi në vitin 1954 ishte laureuar në filozofi. “Do të doja të isha laureuar në fizikën bërthamore ose në matematik딝, ka thënë me shaka Umberto Eco.

Share: