Home KRYESORE Rezoluta e KiE per Kosoven, Deputete pa kulture nderkombetare dhe aftesi diplomatike

Rezoluta e KiE per Kosoven, Deputete pa kulture nderkombetare dhe aftesi diplomatike

Nga Lisen Bashkurti

Dje KiE miratoi nje rezolute per Kosoven. Permbajtja e saj shpreh gjendje mjaft kritike per Kosoven. Madje ne disa aspekte rezoluta reflekton hapa mbrapa per zhvillimet e brendshme dhe bashkepunimin nderkombetar te Kosoves.

Rezoluta u paraqit nga Serbia. Deputetet e Kosoves nuk mund te ndikojne per shkak te statusit te limituar ne KE. Deputetet e Shqiperise vetem mbajten fjalime retorike, pa lobing ne tre pistat e diplomacise si dhe pa pjesemarrje te plote ne votim. Mbrapa ketij deshtimi te delegacionit parlamentar diplomatik te Shqiperise zbulohet nje problem jashtezakonisht serioz per sistemin tone politiko-diplomatik parlamentar. Integrimi I Shqiperise dhe Kosoves ne organizata nderkombetare e rajonale me struktura parlamentare po zbulon nje dobesi te re ne politiken dhe institucionet shqiptare.

NATO, OSBE, Keshilli i Evropes, BE, Unioni Parlamentar dhe disa organizata te tjera kane struktura perfaqesimi parlamentar. Keto struktura veprojne sipas statuseve te organizatave dhe ndikojne ne idete, politikat dhe qeverisjet e vendeve antare. Keto struktura perfaqesuese te parlamenteve nacionale nxjerrin edhe akte juridike obligative per shtetet antare si dhe dokumenta te tjere per vende te vecanta apo probleme specifike te organizates.

Ne keto struktura cdo shtet antare dergon delegacionet e veta parlamentare. Keto delegacione bejne pjese ne sistemin e politikes se jashtme dhe diplomacise.
Shqiperia eshte antare e NATO, OSBE, KE dhe e disa organizatave te tjera.  Diplomacia parlamentare eshte pervoje e re per Shqiperine. Dhe si e tille paraqet mjaft sfida qe duhet adesuar. Nga praktika personale diplomatike si dhe nga vezhgimet e bera enkas per strukturen diplomatike parlamentare shqiptare na rezultojne shume probleme.

Pergjithesisht diplomacia jone parlamentare vuan nga nje sere problemesh:

1. Mungesa e strategjive politike te delegacioneve parlamentare diplomatike.
2. Mungesa e planeve, taktikave dhe veprimeve te mirefillta diplomatike.
3. Formim e pamjaftueshem kulturore-diplomatik i perberjes se delegacioneve dhe drejtuesve te tyre.
4. Mungese kohezioni politik brenda delegacioneve parlamentare shqiptare.
5. Mungese bashkepunimi permanent me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe perfaqesite e perhershme te akredituara prane organizatave nderkombetare e rajonale.
6. Ne mjaft raste verehet edhe mungese pergjegjshmerie per rendesine qe kane per politiken e jashtme dhe diplomacine shqiptare.
7. Fatkeqesisht eshte shume i dobet, i fragmentuar dhe spontan bashkepunimi me strukturat parlamentare dhe politiko-diplomatike te Kosoves.

Kjo situate kerkon nje analize shume serioze dhe permiresim rrenjesor. Koha kerkon diplomaci parlamentare atdhetare, me integritet, kulture nderkombetare dhe aftesi diplomatike. Perndryshe Shqiperia dhe Kosova do humbasin terren ne proceset e integrimit, ne diplomacine shumepaleshe si dhe do demtohen rende ne imazhin dhe reputacionin nderkombetar.

Share: