Home KRYESORE Riorganizim policor pas sulmeve kunder grave ne Gjermani…

Riorganizim policor pas sulmeve kunder grave ne Gjermani…

Duket se Policia gjermane do të rishqyrtojë taktikat e saj pas sulmeve që shënjestruan gratë dhe vajzat në qytetin e Këlnit në naten e ndërrimit të viteve.

Ralf Jaeger, minister i Brendshëm për Renin Verior-Vestfaline, tha se policia duhet të përmirësojë taktikat e saj, përballë faktit se gratë ishin bërë pre e sulmeve në masë dhe duket te organizuara.

Ai i kërkoi policisë të garantonte se ngjarje të tilla nuk do të përsëriteshin. Shume prej tyre raportuan se ishin plaçkitur apo ngacmuar seksualisht nga burra të cilët ngjanin si arabë apo afrikano-veriorë.

Zyrtari i lartë gjerman paralajmëroi gjithashtu se grupe kundër emigracionit po përpiqeshin të përdornin sulmet për të nxitur urrejtjen kundër refugjatëve. Identifikimi i agresorëve si afrikano-veriorë ose arabë shkaktoi alarm në Gjermani për shkak të numrit të madh të emigrantëve që hynë në vend në 2015, më shumë se 1 milion sipas të dhënave zyrtare.

Shumë prej tyre janë arratisur nga Siria e drobitur nga lufta. Lëvizja kundër islamit “Pegida” dhe partia e djathtë AFD nuk humbën rastin për të deklaruar se sulmet ishin pasojë e emigracionit masiv.

Por, nderkohe kryebashkiakja e Këlnit tha se nuk kishte arsye për të besuar se personat të cilët qëndronin pas sulmeve ishin refugjatë. Besohet ne nje organizim te tyre duke sulmuar keshtu emancipimin e gruas ne Perendim.

Share: