Home KRYESORE Sa shanse ka Blushi për kryetar?

Sa shanse ka Blushi për kryetar?

Nga Luan Kurti

Blushi ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të PS-së. Mendon se është më i miri. Por kështu mendon edhe Eduart Ndocaj! Dhe ja ku u bën tre kandidatë. Mund të bëhen pesë, gjashtë, dhjetë, njëqind! Statuti e lejon! Dhe secili do ketë platformën e vet!

Dikush mund të thotë se gara humbet seriozitetin, por kjo është relative. Absolute shfaqet demokracia e brendshme që nuk përjashton askënd nga gara. Dhe për nostalgji apo forcë tradite, apo ku di unë se çfarë, liderët e partive janë më të favorizuarit. E reja zë vend me vështirësi në mendjet e njerëzve.

Kujtoni se sa mund ju desh Ramës përballë Nanos dikur, kur gati sa nuk e nxirrnin nga sallat, apo zhurmëronin me fjalën e tij. Pra gara është e hapur dhe secili do peshkojë votat e mbështetësve dhe simpatizantëve. E sigurtë është që Rama nuk do marrë 100% të votave se pastaj ç’kuptim do kishte! Do marrin nga pak të gjithë, por në total më pak se lideri aktual.

E vë me bast me Blushin që ai do marrë më pak vota edhe se Eduardi! Dhe platofrma e tij bëhet pluhur e hi dhe sa më posht të jetë në renditje, aq më shumë telendiset. S’do ketë moral për më tutje. Nuk mund të flasë për manipulime! Dhe o duhet të largohet gjetiu, të nisë luftën partizane, ose duhet të pranojë të rrijë anëtar i thjeshtë, duke pritur që të ketë halla….,pastaj t’i thonë xhaxha!. Prandaj horoskopi im thotë se Blushi duhet të tërhiqet nga gara, nga harakiri i sigurtë!

Share: