Home KRYESORE Shakaja shqiptare me titull “Zuckenberg” merret si e vertete nga te gjithë!

Shakaja shqiptare me titull “Zuckenberg” merret si e vertete nga te gjithë!

Nje portal satirik ne Kosove tallet me opinionin e mbare shqiptareve këtej dhe andej kufirit. Fillimisht u botua nje lajm leter kembimi midis pronarit te Facebook Mark Zuckenberg dhe shqiptarit Hajdar K. Shtimja ku permendej nje detaj interesant qe e kish dëgjuar Zuckenberg nga stërgjyshja e tij Rozeline Zuckeberk e cila me vitin 1853 kishte vizituar Shkupin, Prishtine, Prizrenin dhe Pejen e Kosoves. Sipas këtij letër këmbimi Rozeline Zuckerngerg  kish kuruar sterilitetin e saj nga nje mjek popullor i zones me emrin Hajdar Shtime, stergjyshi i qytetarit te leter kembimit. Me tej duke u pare popullariteti i ketij lajmi historia vazhdoi dhe u fol per nje investim prej 25 milion dollaresh nga fondacioni Zuckenberg per nje klinike obstetrike gjinekologjike po ne te njejten Komune te Shtimes! Edhe kete shaka te gjithe e hengren derisa Perqasje.com kontaktoi  kryetarin e komunës Shtime i cili e përgënjeshtroi kete histori!

Share: