Home KRYESORE Shemben urat e demokracisë, rezistojnë ato të perandorisë!

Shemben urat e demokracisë, rezistojnë ato të perandorisë!

Nga Mentor Kikia

Këto që tregohen në foto janë ura mbi të njëjtin lumë, mbi Shkumbin, i cili fryhet e tërbohet nga reshjet njësoj, ndaj të gjitha urave. E para eshtë urë e periudhës romake, rindërtuar nën perandorine osmane, pjesë e rrugës së famshme Egnatia. Në rastin më të mirë ka të paktën 300-400 vjet që është vënë dorë dhe ende u shërben njerëzve. Kjo dhe shumë simotra të saj, janë ndërtuar vetëm me gurë. Njerëzimi nuk e përdorte ende hekurin për ndërtim dhe betoni nuk ishte shpikur kur ato u ndërtuan mbi 1.500 vjet më parë. I kanë rezituar kohës për mrekulli. Kanë parë kaq shumë vërshime të lumit dhe ia dolës sërish për bukuri edhe vërshimit të fundit. Edhe urat e epokës komuniste janë në këmbë. Më poshtë është një nga urat e periudhës “së ndritur” postkomuniste, që ndodhen në të njëjtën rrjedhë lumi. Të enjten dy prej tyre u shkatërruan. Të ndërtuara me tendera hajdutësh, ku gjysma e parave janë vjedhur dhe ku këmbët e urës mbështeten mbi zhavorr.

ura e vjeterJa pasojat! Brenda ditës uji ua ngriti këmbët përpjetë kësaj dhe një tjetër ure simotër. Sa shumë ura janë shkatërruar në tërë vendin brenda dy ditësh. Sa dëm është shkaktuar. Kjo është infrastruktura elektorale dhe e korrupsionit. Kjo është infrastruktura që ndërtohet, kur 40% e parave jepen kapar tek ai që do të japë tenderin, ministri, kryetari i komunës apo kush dreqin ka qenë, 40% do të marrë vetë firma si fitim dhe ç’të mbetet do të behet urë apo rrugë.

Share: