Home I pakategorizuar Shqiptarët e ISIS- Një ditë pas të nesërmes së konfliktit

Shqiptarët e ISIS- Një ditë pas të nesërmes së konfliktit

Nga Kristaq Xharo

Dilemat e një situate postkonflikti: Siguri dhe strategji. Pamja aktuale i gjen shqiptarët në të dyja anët e frontit. Në njërën anë, shteti dhe në anën tjetër, individë të shoqërisë shqiptare. Dhe një ditë pas të nesërmes, kur lufta do të ketë përfunduar, çfarë do të bëhet me këta individë për të ardhmen e tyre?!

Nuk është fjala për titullin e filmit “The Day After Tomorrow” të Roland Emmerich, dedikuar një apokalipsi natyror në temperaturat e ngrirjes globale, por me atë që pritet të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme, respektivisht luftën ndaj ISIS, lidhur me të cilin duket se temperaturat po kalojnë pikën e vlimit. Takimet e fundit midis sekretarit amerikan, Kerri dhe homologut të tij rus Lavrov, po shfaqin preludin e fundit konvencional të këtij konflikti dhe dilemat e periudhës së paskonfliktit.

Me sa duket është arritur në fazën që palët po kërkojnë një pozicion të fuqishëm në atë që vjen një ditë pas përfundimit të betejës. Kjo situate e shprehur në fjalët e Paul Mason, se “në ditët kur shtetet luftonin kundër shteteve, gjeneralët mund t’ju sillnin armikun të gjunjëzuar, por më tej duhej që politikanët të dizajnonin paqen” vështirë se mund të gjejë analogji me situatën aktuale. Ndaj edhe skenari është i vështirë të përsëritet në konfliktin aktual. Mjaft studiues të çështjeve të sigurisë dhe të strategjisë mendojnë se tiparet e këtij konflikti, dukshëm , ndryshojnë nga të tjerët dhe formulat e mëparshme të zgjidhjeve, vështirë se mund të funksionojnë si më parë. Ndaj ky konflikt me epiqendër lokale, por me impakte globale krijon një paradigmë dhe dilemat shfaqen të thella dhe komplekse. Impakti dhe ndjeshmëria janë si asnjëherë tjetër, ndaj edhe reflektimi është i të gjitha dimensioneve. Si asnjëherë tjetër, perëndimi dhe vlerat e mbarë shoqërisë janë përballë një sfide dhe zgjidhjet nuk do të jenë të lehta. Nuk janë vetëm sjelljet brutale të “shtetit” terrorist të cilat ai nxiton ti paraqes në mënyrën më agresive, por edhe pasojat e tanishme: të vrarët, të zhdukurit, të keqtrajtuarit, refugjatët, frika e përhapjes në shtetet rreth tij, frika e kërcënimit në vende më të largëta, por edhe situatat e post-konfliktit. Mjaft është shkruar e do të vazhdojë të flitet dhe më pak optimizëm ka me atë se kur dhe si do të përfundojë. Shqetësimet lidhen me mjaft dilema të ndjeshme e të dukshme, por edhe me mjaft të panjohura që qëndrojnë si “nyje” në rrugën e trajtimit të këtij konflikti. Ky konflikt vështirë se mund të analizohet me teoritë e Huntigtonit (civilizimet) të Toffler (valët) apo të Kaplan (anarkia). Vendi ynë, pavarësisht nga shkalla e perceptimit të shqetësimit është i involvuar më së paku në tre aspekte: i shpallur si pjesëtarë i koalicionit, i përfaqësuar me individë në anën tjetër të koalicionit dhe i ekspozuar direkt në pasojat e post-konfliktit jo vetëm në përballje të mundshme me valët e refugjatëve, por edhe i disponuar për të pritur elementë vendas që mund të kthehen në vendet e origjinës, një ditë pas të nesermes së përfundimit konvencional të konfliktit.

A mund të funksionojë suksesshëm një front i përbashkët me strategji të ndryshme?

f-16-NATO-SERBIANë Lindjen e Mesme (Irak-Siri) koalicioni anti-terror vlerësohet se ka krijuar një front i cili prezantohet me forca dhe kapacitetet moderne, në dimensionet ajrore dhe detare e më pak në atë tokësor. Ato nuk kanë të krahasuar në raporte luftimi me palën kundërshtare. Deri këtu duket se fronti është i plotësuar. Ajo që mjaft studiues tërheqin vëmendjen dhe që gjendet në këtë front, është fakti që këto forca dhe kapacitete (shtete) paraqiten me strategji të ndryshme, shpesh herë të kufizuar vetëm në kuadrin nacional. Ato janë vështirësi, për rrjedhim, as në një linjë komandim ”“ kontrolli, që do të mund t’i afronte shtetet nën të njëjtën strategji. Koordinimi nuk mund të barazohet me komandë e kontroll. Janë mbi 60 vende të renditura në anën e koalicionit, por gati secili me strategjinë e vet. SHBA, Rusi, Angli, Francë, Gjermani, Turqi, e deri tek vendet e rajonit, fqinje apo të Gjirit, secili angazhohet sipas strategjisë së vet. Këto strategji janë mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra dhe me objektiva që shtrihen në një spektër mjaft të gjerë, që varion nga ato për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit deri tek ato për zona influence, frymëzime ideologjike e fetare e deri në veprime për hakmarrje apo për izolim. Në këto kushte, një front i përbashkët me strategji mjaft të ndryshme do të vazhdojë të jetë një dilemë edhe për mjaft kohë. Kur vendet luajnë secili me strategjinë e vet, dhe që dallojnë dukshëm nga njëri-tjetri, ndikime direkte do të shfaqen në porozitetin e frontit të përbashkët, por që vështirë se do të bëhet unik. Secili nga këto vende do të dëshironte një vend në ”˜tavolinën e paqes’ pas të nesërmes së përfundimit të konfliktit. Ky pozicion, për të cilin është zgjedhur edhe strategjia, ka shumë shanse të jetë vetëm për një nivel më dominant, më tepër që lidhet me publikun e tyre brendshëm.

A mund të jetë përfundimi konvencional i luftës, fundi i konfliktit?

Palët në fushë betejë janë rreshtuar dhe kanë deklaruar qëllimet, veprimet dhe objektivat e veta. Nga analiza e situatës dhe sjellja e aktorëve kryesor, duket se konflikti po shkon në përballje direkte përfundimtare. Kjo nuk do të jetë një betejë ”˜profetike’ siç ka dëshirë dhe shprehet propaganda e ISIS në famëkeqen ”˜Dabiq’. Në anën e koalicionit tashmë nuk rreshtohen vetëm ”˜të pafetë’, por një koalicion i mbi 60 vende pjesëmarrëse, që të përbashkët kanë vullnetin ”˜për të shuar valët e Cernobilit të Alepos’, sikurse shprehet gjeneral Petreus, ish komandant i NATO-s në Afganistan dhe më vonë ish-drejtor i CIA-s. E sigurt është, që kjo përballje do të shpjerë në shpartallimin e elementëve konvencionalë të ISIS. Edhe pse nga vlerësimi konvencional, ISIS ka potenciale të krahasueshme përafërsisht me ato të një shteti mesatar, ai asnjëherë nuk mund të krahasohet me fuqitë ushtarake të shumicës së vendeve si të marra veç e veç, por edhe pakrahasimisht me ato të një koalicioni. Në një përballje fizike konvencionale që bazohet në raportin e forcave, historia dhe strategjia përcaktojnë se fiton më i fuqishmi. Këtë përfundim ndoshta e kanë kuptuar edhe drejtuesit e ISIS dhe mendohet që një betejë e tillë të zhvendosej sa më gjatë në kohë, pavarësisht se Al Bagdadi e propagandon në vitet 2016-2020. Por, dilema më e thellë qëndron nëse mund të konsiderohet kjo përballje si përfundimi i konfliktit? Mjaft analistë vlerësojnë, se fuqia dhe rreziku i ISIS nuk qëndron më tepër te kapacitetet e tij konvencionale, sesa tek ideologjia dhe inspirimi, që shpreh dhe do të vazhdojë të mbart edhe pas shpartallimit të tij. Për jo pak, ISIS si dukuri është dhe zhvillohet përtej një konflikti të armatosur. Është një konflikt që ka të mpleksur jo vetëm elementë të përplasjes fizike të fuqisë ushtarake, por edhe elementë të indoktrinimit religjioz, social, kulturor, etj. Ndaj, një shpallje triumfale e përfundimit të konfliktit, nuk do të ketë optimizmin e zgjidhjes përfundimtare. Në këtë mënyrë, edhe përfundimi i betejës vështirë se do të mbart edhe realizmin e procesit të paqes. Kjo besohet se është edhe ideja që Sekretari amerikan Kerri së fundi po përdor termin e “shuarjes” dhe jo të asgjësimit fizik të kundërshtarit.

Fitues dhe të mundur

obama putinQë një marrëveshje për paqen të jetë e besueshme në formë, përmbajtje dhe në standarde, minimalisht kërkon të ulë në një tavolinë fitimtarët dhe të mundurit. Ndërsa karriget e “fitimtarëve” pothuaj janë të plotësuara, në anë të të “mundurve” ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë palë që do të ulet ndonjëherë. Dhe kjo ndoshta për një motiv më të thjeshtë; të mundurit asnjëherë nuk do ta konsiderojnë veten “të humbur”. Avancimi i idesë së Kerrit për ”˜shuarje’ të konfliktit dhe jo ”˜të mundjes’ së kundërshtarit shpreh më qartë se më parë strategjinë e ardhshme për trajtimin e konfliktit . Ky është një avancim i konceptit të menaxhimit të konfliktit, por që detyrimisht mund të zgjasë kohën e përfundimit të procesit. Shtetet, në përgjithësi në mënyrë të suksesshme, kanë arritur të ”˜shuajnë’ luftërat midis tyre, ato që në kontekstin teorik vendosen në konceptin e “ Gjeneratës së 3-t딝, por edhe të menaxhojnë situatat e pas-luftës duke arritur në marrëveshjen e paqes. Ndryshe nga luftërat qëndron situata me konfliktet. Është fakt që nga 53 misione, që ka udhëhequr OKB, 33 misione të NATO-s dhe 17 misione të BE, më shumë se 30% të tyre vazhdojnë ende që mbi 15 vjet dhe 20% të tyre me efekte ripërsëritje pas 10 vitesh (sipas SIPRI). Ideja shkon në atë se menaxhimi i konfliktit mbetet një angazhim i vështirë dhe po aq të gjatë.

Për rastin e konfliktit në fjalë (ISIS) vështirësitë shumëfishohen, sepse ”˜të mundurit’ që do të kërkoheshin në vijën e frontit vështirë se mund të gjenden atje. Ndryshe, ata janë “partizan딝 të luftës pa rregulla, të luftës pa vija fronti dhe pa qasje lineare, jo të dallueshëm, por të mpleksur me civilë, gra dhe fëmijë. ISIS vështirë se do të ngrejë ”˜flamurin e bardhë’ shumë shpejt. Më shumë se me shkallë të hierarkisë, ata luftojnë me bindje të verbër dhe indoktrinim, që është pak a shumë veprim me mision sipas tyre profetik. Ata, sipas William Lind, janë të një natyre tjetër dhe po prezantohen si ”˜partizanë të gjeneratës së 4-t, ndërkohë që shtetet kërkojnë dhe vazhdojnë ta zhvillojnë lojën sipas klasikes dhe ende ”˜luajnë’ me taktika dhe strategji të gjeneratës së 3-të’. Është e komplikuar të vlerësosh zgjidhjet në këto lloj përplasjesh. Duke ju rikthyer pyetjes që shtruam më parë: nëse në tavolinën e paqes, nuk do të arrihet të ulen humbësit më kë do të realizohet paqja?!

Të kërkuarit e zgjidhjes- duke e parë rrezikun dhe burimet e tij sa më larg.

Analistët shprehen mjaft skeptik për faktin që shumica e vendeve, në vlerësimin e fenomenit (ISIS) e analizojnë këtë konflikt me efekte globale, vetëm në nivel nacional e deri në rajonal. Është fakt se vetëm gjatë vitit 2015 sipas TROP u kryen rreth 2 853 sulme terroriste në 53 vende në të cilat 27 578 njerëz u vranë dhe 26 133 u plagosën. Ndryshe nga mjaft studiues që bëjnë anatominë e plotë të fenomenit, nuk mungojnë edhe mjaft shkrime, që vëmendjen e publikut të tyre e zhvendosin me bujë në territore të tjera duke bërë edhe zbulime shpesh herë ”˜fiction’. Në grupin e vendeve ”˜burime’ që mjaft media së fundi kanë ”˜zbuluar’, dallueshëm paraqitet edhe vendi ynë, si dhe trojet. Më tepër se sa i qëndrojnë objektivitetit, (de)informime të tilla jo rrallë shpien në masa emergjente por jo afta-gjata dhe me zgjidhje të dyshimta. Rreziqet për lëvizjen ”˜Shengen’, aplikimi i regjimit të vizave e deri te nxjerrja e ushtrisë dhe policisë në mënyrë demonstrative, vështirë se do të japin efekt në izolimin e fenomenit, por përkundrazi shkojnë në linjën dhe përmbushin më tepër qëllimin që kanë vetë misionarët e ISIS, për ta shpënë idenë e pasigurisë në çdo skaj të globit. Në këtë vlerësim konflikti kthehet në nyjë gordiane.

Është e pamundur të luftosh ISIS, thotë Pamela Engel në ”˜Business Insider’, pa luftuar rrënjët që e ushqejnë atë. Kërkimi i zgjidhjeve nëpërmjet krijimit të ”˜mureve’, nuk ka shanse të zbatohet për një kohë të gjatë, sepse është kundër zhvillimeve ku këto vende janë ideatorë e pjesëmarrës. Por ato do të lidheshin edhe me shpenzime kolosale, të cilat vetë vendet nuk do të arrinin ti dispononin për një kohë të gjatë. Vështrimi i konfliktit vetëm në nivelin e një angazhimi të armatosur vështirë se mund të shërbejë për një kohë më të gjatë. William Lind shprehet se ”˜hyrja në një gjeneratë të re (G4) do të kërkojë një rishikim të të gjitha strategjive dhe doktrinave të mëparshme që funksiononin në gjeneratën e mëparshme (G-3)’. Një ditë pas të nesërmes së shpartallimit të kundërshtarit vështirë se do të kemi një pamje më të plotë optimiste për atë që do të shfaqet.

Ku ndodhemi ne?

flamuri isisPavarësisht sesi vlerësohet dhe si perceptohet, vendi ynë tashmë është i prekur nga konflikti në Lindjen e Mesme. Formalisht ne jemi deklaruar pjesë e koalicionit të luftës kundër terrorit, ku tashmë rreshtohen 60 shtete. Në këtë anë të koalicionit ne jemi kontribues modestë, kryesisht me dërgimin e një sasie të kufizuar armësh të lehta dhe me një numër deklaratash në mbështetje të koalicionit. Në anën tjetër të frontit, ku tashmë mendohet se gjenden individë nga 82 shtete, trojet tona janë thellësisht të implikuar në pothuaj të gjitha nivelet: vullnetarë dhe tashmë luftëtarë në radhët e ISIS, familjarë ”“ prindër e fëmijë ”“ në kërkim të ”˜tokës së premtuar’; të rinj e të reja të dëshpëruar apo aventurierë, por edhe fëmijë të shkëputur apo të mbetur jetim në rrugët e Sirisë e të Irakut.

Pamja aktuale i gjen shqiptarët në të dy anët e frontit. Në njërën anë shteti dhe në anën tjetër individë të shoqërisë shqiptare. Shteti është komod dhe nuk ka asnjë vështirësi për të deklaruar vullnetin e vet në krah të koalicionit. Këtë e kemi bërë mirë vazhdimisht. Ndërsa shteti nuk është po kaq komod për individët që kanë marrë rrugën e Alepos (simboli i Kalifatit), të cilët kanë të gjitha vështirësitë, më së pari për të kuptuar aktin e kryer, më tej për tu gjendur në një tokë ku veç idesë (indoktrinimit) vështirë se e lidh arsye tjetër. Më tej, nga mënyra se si do të integrohen këta individë për atje ku janë nisur e kanë shkuar, do të përcaktohet edhe vazhdimësia e tyre në të ardhmen. Dhe një ditë pas të nesërmes, kur lufta do të ketë përfunduar, çfarë do të bëhet me këta individë për të ardhmen e tyre?!

Shteti dhe shoqëria jonë duket e papërgatitur për tu përballur me këtë dukuri dhe kjo që nga fillimi e deri në fund. Një mori pyetjesh mbesin pa asnjë përgjigje. Nga se dhe kush frymëzohen për të marrë rrugën; cila është ajo forcë që imponon lëvizjen drejt imagjinares; për ne që pretendojmë se jemi simboli i harmonisë fetare në botë, sot jemi në mënyrë të konsiderueshme (krahasuar me numrin e popullsisë), që marrim pjesë në një konflikt fetar; në cilën situatë gjenden shqiptarët në shtetin pa emër e pa territor të definuar, që vetëquhet kalifat; nëse këta njerëz vjen një moment që zhgënjehen a ka ide se si do të ndihmohen; nëse dëshirojnë të kthehen a ka një ”˜rrugë të hapur’; Çfarë po ndodh me moton e themelit të këtij kombi ”˜feja e shqiptarit është shqiptaria’? Këtu nuk po shkojmë më tej në dilemat se çdo të ndodhë me ata që janë angazhuar në luftime, se përveç të vetëshpallurve në media, pjesa tjetër është mjegull.

Pozicioni i shtetit në këtë rast është i vështirë për t’u vlerësuar. Ose shteti ka informacion të plotë (vështirë) dhe nuk gjykon ta bëj publik shqetësimin, ose shteti është gjendur tërësisht i papërgatitur për t’u përballur me një dukuri të tillë. Në rast se shteti (presidenti, qeveria, parlamenti) kanë informacion për fenomenin mund të mendohet që edhe strategjia (nëse kanë), që po ndjekin është e tillë ”˜e fshehtë’, ”˜e klasifikuar’ dhe vizionare. Por nëse do të gjykohej edhe për një element të kësaj strategjie parandalim ”“ shkurajim, ajo është e domosdoshme të jetë publike, e mirë organizuar dhe me angazhim të të gjithë aktorëve politikë, ekonomikë, social dhe kulturor. Meqenëse këtë pjesë nuk e kemi parë ende, kjo të çon në idenë se edhe strategjia ose mungon ose është e paorganizuar efektivisht. Konflikti që po ndodh në Siri-Irak është përtej një konflikti të armatosur, që shfaq pamje nga më të ndryshmet, ndaj mjetet konvencionale (ushtarake, policore, inteligjente) asnjëherë nuk do të jenë të mjaftueshme shprehet Marina Ottaway, nga Qendra Ndërkombëtare për Studiuesit Woodrow Wilson.

Në këto kushte, duke ju rikthyer raporteve midis shtetit dhe të mjerëve të endur në tokat e Sirisë dhe Irakut, ndodhemi në një tjetër dilemë, atë të idesë së kontributit në konflikt. Mendohet dhe besohet që kontributi më i madh nuk janë armët dhe deklaratat kundër terrorit (ato mund të jenë pjesë), por kontributi për të qartësuar shqiptarët kudo që jetojnë, që ata nuk i lidh asgjë me kauzën që ISIS propagandon. Analiza e shkaqeve se përse një numër shqiptarësh shkojnë në rrugën me një kah mund të na çojnë në zanafillën e njohjes së zgjidhjes së problemit. Por çfarë i lidh shqiptarët me Alepon? Ftesë për debat në një analizë sociale te konfliktit.

Share: