Home KRYESORE Cfare eshte Mediokriteti i vertete…?

Cfare eshte Mediokriteti i vertete…?

Nga Mirela Cela Jorgo

Sa shume me dhemb kjo fjale po sa shume ama. Të bësh një jetë të thjeshtë, të shijosh ëmbëlsinë që jeta të servir në qoshen tënde të paqshme të kësaj bote të ngatërruar, duke u ndjerë vërtetë e lumtu…, nuk besoj se ky është mediokritet. Njeriu nuk ka ardhur në botë domsdoshmërisht për të bërë gjëra të mëdha. E madhërishmja shpesh gjendet edhe në vepra fare të vogla, të cilat na kalojnë pa u vënë re, por që bartin mjaft njerëzi në vetvete dhe dëshmojnë për thesaret që ne ruajmë në thellësi të shpirtit.

Mjaft njerëz “të mëdhenj” ia dedikojnë famës veprat e tyre dhe për mua ky është një megamediokritet. Ashtu sic edhe mjaft njerëz kanë ndarë me të afërmin e tyre edhe copën e fundit të bukës, dhe kjo për mua është largpamësi e pa krahasueshme. Sepse nëse mediokriteti ose dritshkurtesia ka të bëjë me një dritë të brendshme, dritën intelektuale, atëherë ky veprim fisnik, I këtij njeriu është edhe më I ndricuar, sepse ai ndricohet nga një dritë që buron nga një pjesë edhe më e thellë e vetes, nga shpirti. Me sytë e shpirtit ai sheh mjaft larg.

Per sa I përket popullit tonë. Të mos kesh mundësi, prej rrethanave nga më të ndryshme historike, gjeografike, polititke…., për të zhvilluar shkencat, artet, etj., kjo nuk vjen nga mediokriteti. Unë mund të them se populli ynë ka ruajtur thesare, në folklor, në tradita, në kulturën popullore, dhe kjo duke u ruajtur me fanatizëm, pa ndihmën e shkollave, akademive, madje pa pasur edhe një gjuhë të shkruar, aq më teper nën një presion të egër, shekullor asimilues nga fqinjët e tij.

Një identitet dhe kulturë e trashëguar prej shekujsh, e mbijetuar dhe e ruajtur hermetikisht në ashpërsinë dhe strehën e maleve shqiptare. Kjo dëshmon për një vitalitet të jashtëzakonshëm. Besoj se ka mjaft gjëra për t’u studiuar tek ky popull I cili pak njihet, së pari nga vetë ne. dhe nëse I shfrytëzojmë këto thesare duke I zhvilluar nën mundësitë reja qytetëruese besoj se do të bëjmë mjaft përpara.

Asnjeri nuk lind medioker, i tille mund te behet ne jete kur me dashje ose jo, vret pikerisht talentin e tij.
Kur e pyeten Mikelanxhelon se si eshte e mundur qe ben vepra aq te bukura, u pergjigj:

– Eshte shume e thjeshte. Kur shikoj nje bllok mermeri, arrij te shquaj brenda tij skulpturen. Gjithçka sa mbetet per mua eshte e lehte; heq pjeset e teperta.

Une do ta shtrija me gjere kete pergjigje, duke konsideruar si bllok mermeri jeten qe ka secili para tij. Mjafton qe te shikosh me syte e imagjinates ate qe kerkon te besh dhe gjithçka thjeshtohet si per mrekulli. Natyrisht, vitet ose koha qe duhet per te realizuar deshiren apo enderren, pengesat, dyshimet, problemet, te gjitha keto perbejne skoriet, pjeset e teperta, qe duhen hequr menjane per te nxjerre ne pah vepren, ose ndryshe skulpturen e jetes, por ketu qendron edhe bukuria, tek lufta per t’u zhveshur nga skoriet.

Eshte njesoj si ne dashuri, kur zemra na dikton dhe nuk e degjojme e bejme tjeter gje. Me pas kur deshtojme e kemi te lehte qe te fajesojme zemren. Ishte gabim, themi dhe ndjejme nje lehtesim te perkohshem. Po a eshte lehtesim?! Nese ne ambientohemi me kufizimet dhe i lejojme, vjen nje dite qe ato te percaktojne rrugen tone. Por nga ana tjeter as edhe nuk duhet te shikojme nga lart posht sepse permban edhe kjo rreziqet e veta.

– Me pelqen ta mbyll me thenien e dikujt, qe per fat te keq ia kam harruar emrin, – Njerezit ne bote ecin ne kolone per nje, – ka thene, – secili mban dy thase, njerin perpara dhe tjetrin pas shpine. Ne thesin para mban virtytet dhe cilesite, ne thesin mbrapa gjithe te metat. Ndersa ecim, cilesite tona i shikojme sepse i kemi para syve, por ne te njejten kohe shikojme edhe dobesite e te metat e tjetrit qe ecen para nesh dhe e gjykojme pa meshire. Harrojme qe mbrapa nesh ecen nje tjeter qe shikon thesin e te metave tona.

Share: