Nga Mentor Kikia
Futbollist kosovar Mërgim Brahimi, sqaron konfliktin me FSHF-në që e bëri të braktisë kombëtaren, më shumë se dy vjet më parë, dhe ti bashkohet përfaqësueses zvicerane. Mediat online i janë referuar akuzave të tij ndaj trajnerit të Kombëtares U21, Redi Jupi dhe Federatën Shqiptare të Futbollit se nuk i kanë paguar biletat e fluturimit për në Rusi, për ndeshjen Rusi-Shqipëri.
Shkak ka qenë se ai nuk ka fluturuar bashkë me ekipin, pasi kishte angazhime me skuadrën e tij në Zvicër. Â Gjëja më normale që ndodh me futbollistët që luajnë nëpër botë. Shkurtimisht Brahimi akuzon: FSHF nuk donte të më paguante biletën për të shkuar në Rusi. Pas insistimit tim ma prenotuan, por në Rusi, Redi Jupi më kërkoi me insistim paratë. Nuk ia dhashë dhe ai më kërcënoi se do të më varte në mes të Tiranës. Kur u kthyem s’më kishin prenotu biletë dhe më lanë vetëm në Moskë, derisa prenotova vetë një biletë ditën e nesërme.
Pastaj ai paralajmëron: Derisa në FSHF të ketë ti tillë drejtues, që nuk i respektojnë, fyejnë dhe kërcënojnë talentet, unë nuk do të luaj më me kombëtaren shqiptare.
A është kjo e vërteta? Nuk e dime! Ky është njëri version. Por, po të lexosh përgjigjen e FSHF-së, të paktën atë që publikohet në media, kupton se përgjigja e saj është të paktën gjysmake dhe sqarimi nis “nga mesi e poshtë”, aty ku futbollisti kërcënon se nuk do të luaj më për Shqipërinë, duke thënë se ne i respektojmë zgjedhjet e fubtollistëve që të luajnë ku të duan, dhe u urojmë atyre suksese, e bla-bla-bla…
A thua do të pyesin federatën tonë futbollistët ku të luajnë, e aq më shumë ata kosovarë. Pastaj sqarimi hidhet e mbron trajnerin Jupin, duke thënë se ka qenë një futbollist i mirë në kohë të tij, dhe ne nuk lejojmë të na denigrojnë drejtuesit etj etj.
Në fakt futbollisti nuk ka thënë që drejtuesit e FSHF-së janë të shëmtuar, që ata të ndjehen të denigruar. Po biletën a ia paguat apo jo, se për këtë ju akuzon? Dhe këtë e keni për detyrë ta bëni. A e latë në Rusi vetëm për një biletë avioni apo jo, futbollistin që luan me uniformën Kuq e Zi? Edhe pse me vonesë, këto situata meritojnë të sqarohen.
Padyshin që, ai që ka talent do të luajë atje ku paguhet më mirë, por edhe atje ku respektohet më shumë. Se, në botë, më i famshëm dhe më i respektuar është ai që ka zotësi dhe talent, jo ai që aq ka para më shumë.