Home KRYESORE Të vrarët e 21 janarit do të ishin sot në protestë kundër...

Të vrarët e 21 janarit do të ishin sot në protestë kundër Ramës!?

Pyetjes nëse të vrarët e 21 janarit do të ishin sot në protestë kundër qeverise se kryeministrit Rama ose jo? deputeti socialist i Elbasanit i përgjigjet me fjalimin e tij të  spikatur në parlament pikërisht me 21 janar 2016, ku deputetit dissident të socialistëve në një analizë të gjatë ka bërë një parabolë të rëndë duke konfirmuar se ai beson se te katër të vrarët e 21 janarit, sot mund të kishin qenë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Sepse sipas Ben Blushit arsyet se përse ata dolën në boulevard pesë vite më parë janë sërisht të njëjta. - “Nëse nuk do iknin në emigracion, Ziveri, Faiku Aleksi dhe Hekurani mund të dilnin serish në proteste kundër varfërisë, korrupsionit dhe koncesioneve. Mund të dilnin në protestë se përmbyteshin çdo vit, se nuk merrnin shërbimet e duhura, se nuk ndërtonin dot, se nuk paguanin dot ilaçet me pensionet dhe rrogat e tyre mirezabel” tha Ben Blushi nga aula e Kuvendit.

Ben Blushi ruajti ekuilibrin e nevojshëm politik per te mos u keqkuptuar shtoi se PD-ja nuk u a dha atyre këtë mundësi per ta bere sot një gjë te tille sepse i vrau ata dhe bashkë me ta bëri edhe një krim akoma më të madh duke i ngulitur idenë popullit se qeveria vret po u ngrite kundër saj. Por Blushi duket se është më i ashpër me palën e tij e cila nuk ka korrigjuar asgjë nga arsyet se pse njerëzit u ngritën në protest pesë vite më parë.

Share: