Home KRYESORE Tete-a-tetë me Metë! GJITHË PËRFSHIRJE! KAQ DUHET.

Tete-a-tetë me Metë! GJITHË PËRFSHIRJE! KAQ DUHET.

Nga Ylli Dylgjeri

Po kalojnë mëngjeze, ditë, e netë, për tu takuar me udhëheqësin që në Shqipëri thërritet: Metë! Sërisht politikanë takohen çdo ditë. Europianë, amerikanë, aziatikë, shqiptarë…dhe në fund, prap takohen! Marin nga një makinë e vinë për dy minuta te Selia e Kuvendit. Një amerikan, pas takimit të radhes, nuk foli më.  U ndry. Asnjë prononcim nuk dëgjohet më në trotuar. As europiania nuk flet. Del me flokë të shpupurisur dhe hiç! Nuk bëzajnë. Një tjetër, shqiptar ky, hyn e del i qethur…
Më në fund, një shqiptar “i madh”, priti e priti në derë, e në fund foli. Foli e plasi: Referendum-tha! Po, Meta? Çfarë thotë mor aman? GJITHËPËRFSHIRJE! KAQ DUHET.

Share: