Home KRYESORE Media ne Tirane hesht, por jo “Zeri i Amerikës”!

Media ne Tirane hesht, por jo “Zeri i Amerikës”!

Afrim Krasniqi thotë se në rastin konkret te pergjiemeve, më shumë se sa debati mbi gazetarin apo mbi detajet e materialit, do të duhet të kishim një reagim zyrtar të institucioneve përgjegjëse. Ky reagim ende mungon dhe është një zhgënjim i madh, që Shqipëria pas 25 vjetësh nuk ka ende një organ akuze efektiv, i cili rasteve të tilla që përbëjnë skandale të mëdha në çdo vend demokratik, i jep një përgjigje ligjore. “Do të duhet që menjëherë të informohet publiku, menjëherë të merren provat dhe të provohet nëse vërtet një politikan është i përfshirë, dhe çfarë ka ndodhur me dosjen konkrete dhe çfarë ka ndodhur me individët brenda saj. Është iluzion i kotë që ne të flasim për reformën në drejtësi, të dëgjojmë fjalime politikanësh tërë ditën, kur vetë politkanët refuzojnë të hetohen ose të përgjigjen publikisht për skandale ku ata janë përfshirë siç është rasti konkret” – thote politologu Afrim Krasniqi duke konkluduar se Media ne Tirane hesht, por jo “Zeri i Amerikes”!

Linku i rubrikës ne fjale realizuar nga kolegu Ilirian Agolli ne “Zeri i Amerikës” këtu

Share: