Home I pakategorizuar Themeloni grupime mafioze… Boll më me Parti!

Themeloni grupime mafioze… Boll më me Parti!

Nga Kreshnik Osmani

Edhe vete kam filluar te dyshoj nese ia vlen apo jo te humbasesh kohen me parti politike. Nuk e fsheh, qe gjate nje takimi rastesor me nje analist te njohur ne vend m’u be qefi qe me tha se te nxjerresh nje formacion politik nga anonimati pa mundesira te medha financiare, nuk eshte pune e lehte dhe se deri ne nje fare mase ia kisha mberritur qellimit. Binomi Kreshnik Osmani + Partia Shqiptare “Atdheu” nuk eshte me nje cicerime krejtesisht e huaj ne treg, sipas tij. Deshmia e ketij kalemxhiut me pelqeu sepse sado qe e shtrydha nuk rrodhi asnje pike ironi. Por nga ana tjeter ajo nuk me ngrohu. Nje grupacion politik, ne nje vend ku nuk ka kulture demokratike, Shtet te se Drejtes dhe institucione demokratike, vetem fasaden e ka te ligjshme, ndersa sjellja dhe e gjithe fizionomia dhe arkitektura e tij jane plotesisht te ngjashme me ate te nje bande kriminelesh, me ate te nje grupimi mafioz. Po luajte paster nuk ta fishkellen njeri. Le te bejme nje ballafaqim strukturor te sejciles prej; partise politike dhe grupimit mafioz ne Shqiperi:

Kupola drejtuese perbehet kryesisht nga besniket dhe njerezit me te afert te “kapo bandes”. Kapo banda, vendos per strategjite e grupimit dhe interesat e tij duke kordinuar here ne menyre te hapur, here ne menyre te fshehte me burimin e financimit qe eshte edhe investimi fillestar (i brendshem ose i huaj).

Njerezit qe i sherbejne kapos, ndahen ne grupi i ngushte, qe ka perqindjen e vet (nga aktiviteti kriminal) disa here me te vogel se perqindja e kapos, dhe ushtaret qe punojne per nje rroge, per te siguruar buken e femijeve. Ndryshe nga kapo, ushtari eshte i ekspozuar ndaj policise, burgut, ligjit, eleminimit etj. Grupimet mafioze funksionojne njelloj.

Grupimi politik financon fasaden (njerez pergjithesisht te artikuluar dhe kjo ndodh shume rralle) per t’i cuar ne parlament dhe nuk i lejon te zgjedhurit te bejne asgje me vullnetin e tyre te lire. Te njejten gje e ben edhe grupimi mafioz. Ai e kontrollon zyrtarin ne distance, pa rene ne sy.

Grupimi politik e blen median dhe paguan mercenare analiste “vrases me pagese” qe ekzekutojne politikisht kundershtaret e tyre politike, u mbyllin atyre ekranet dhe perpunojne proçeset e te menduarit nder masat e njerezve duke e çuar ujin tek mulliri i tyre. Grupimet mafioze investojne ne media parate e tyre te pista dhe i pastrojne ato me politike redaksionale duke e çuar ujin 70% tek mulliri i atij qe eshte ne pushtet dhe 30% tek mulliri i atij qe eshte ne opozite.

Grupimi politik e eleminon fizikisht kundershtarin e vet politik (kur negociatat per qepje goje deshtojne) nepermjet porosise, ndersa grupimi mafioz nuk ia delegon kete detyre te treteve por e kryen vete drejtperdrejt, duke zvogeluar keshtu mundesine e zbulimit.

Grupimi politik ketu tek ne, nuk ka kauza politike apo shina ideologjike te shkollave tradicionale politike boterore por njeh akrobacine e momentit dhe triblimin si menyre per te gjetur nje vend ne hapesiren politike. Grupimi mafioz nuk ka gjithashtu asnje shine ideologjike perveç asaj te eleminimit te atij qe pengon pasurimin e paligjshem te tij.

Grupimi politik ne Shqiperi, kur konsumohet ne pushtet financon parti te reja dhe i hedh kunder vetes dhe sistemit, per te mbledhur zemeraten popullore per ta risjelle ate serish ne “rrjeten” e tij. Grupimi mafioz ben te njejten gje. Kur ushtareve te tij ne politike u zbulohen lidhjet me mafien, kupola i nxjerr jashte loje dhe i zevendeson me te tjere lojtare te paster te rinj.

Grupimi politik ketu tek ne e blen popullin me thase mielli dhe me pesedhjetemije leksha diten e votimit, ndersa grupimi mafioz ben njelloj por me forma te tjera. Kokat e grupeve mafioze ne bote njihen si filantrope dhe bamires te medhenj. Gjakun e krimit te kupoles e mbulojne ushtaret poshte me miell per te varferit, vaj e sheqer.

Kapo banda i partise nuk i shijon dot parate e vjedhura nese del nga politika sepse ia marrin dhe e fusin ne burg, ndaj paguan para shume per te ndenjur ne politike. Ndersa kupola mafioze i shpenzon parate per politiken dhe drejtesine qe ai te vazhdoje te qarkulloje i lire.

Grupimi politik shkon me valixhe parash tek kleri (pergjithesisht i kapur) per te marre votat e deleve te Perendise, ndersa grupimi mafioz shkon i fsheh parate e krimit tek kleri sepse atje nuk i bie shume ne sy ligjit, shtetit dhe policise.

Grupimi politik ne Shqiperi e mbush parlamentin me kriminele e analfabete, ndersa grupimi mafioz i perzgjedh te shkolluar dhe me cv te paster perfaqesuesit e tij ne parlament per te mos rene ne sy.

Dikush, me te drejte mund te pyese; çfarë ndryshimi ka ateherë? Çfare fitojme po themelojme grupe mafioze ne vend te partive politike?

Ka nje ndryshim te madh, sigurisht.

Kur Shteti drejtohet nga formacione politike te ligjshme me struktura teresisht mafioze, te ndershmit e ketij vendi shkojne e nxihen tek ato parti sepse thone se nuk ka tjeter menyre. Partite e vogla dhe te reja nuk te sigurojne karriere dhe pasurim te shpejte.

Ndersa, nese thuhet zyrtarisht se Shteti drejtohet nga organizata mafioze, edhe ju qe doni te drejtoni formacione te kesaj natyre krimbeni ne para, por edhe te ndershmit e ketij vendi nuk e humbin shpresen por mund te mblidhen nje dite dhe ta bejne per shqiptaret nja tre kater parti te bejne me to Shtetin e tyre. Te bejne me to, te shkreten Shqiperi!

Share: