Presidenti i Dhomes Britanike te Tregetise ne Tirane z. Zenel Hoxha eshte se fundi ne Universitetin Regent’s ne Londer ne aktivitetin: Europe’s Neighbours; From Marocco to Moscow, ku mbajti referencen e tij me titull: The EU Integration Agenda: Albania and Western Balkans” – Axhenda e Integrimit te Bashkimit Europian: Shqiperia dhe Ballkani Perendimor”.
Ne kete aktivitet cilesor ne London Regent’s University, te gjithe folësit ishin ne unitet duke u shprehur se: “Bashkimi Europian nuk mund te paguaje ( bleje) reformat. Bashkimi Europian nuk mund te zgjedh Qeverine qe popujt meritojne, varet prej popujve qe te zgjedhin ose jo me te miret e tyre.
Z. Hoxha shkruan ne profilin e tij zyrtar ne Facebook: “Miq te nderuar sebashku me miqte besnik te Shqiperise po bejme me te miren per vendin tone te mrekullueshem ne kete aktivitet shume dimensional”
Gjate qendrimit ne Londer z. Hoxha pati takime edhe ne Dhomen e Lordeve dhe realizoi nje seminar me studentet e ketij Univesiteti Londinez shume cilesor.