Home KRYESORE Artan Fuga : Cfarë quaj revolucion demokratik?

Artan Fuga : Cfarë quaj revolucion demokratik?

Nga Artan Fuga

Cfarë quaj revolucion demokratik?

Doni reformë drejtësie?

Mos bëni llam llam kot.

Shihni kontratat mes ndërmarrjeve të shërbimit, ujë, drita, qira, Internet, telefon, mirëmbajtje rrugësh dhe klientëve ku të gjitha të drejtat janë të ndërmarrjeve kurse klienti është skllav.

Doni reformë drejtësie?

Shihni se kur ndërmarrjet e lidhura me kontratë për t’i dhënë shërbime qytetarit nuk e japin këtë shërbim, asnjera nuk pranon të zhdëmtojë qytetarin në lekë.

Bashkia m’i lë rrugët gjithë gropa si surrat leprozi, ku tronditen shasitë, çahen gomat, thyhen palestrat, dhe nuk e fut dorën në xhep për dëmshpërblime.

Tmerr.

Hapini rrugë qytetarit që me këto kontrata të shkojë në gjykatë dhe ta fitojë dëmshpërblimin në rrugë ligjore, dhe shiheni pastaj se çfarë revolucioni që është.

Klienti mbret.
Qytetari mbret.

Duhen të drejta për qytetarët që jetojnë si në kohën e Henrit të IV apo të Cezarit, edhe më tej të tiranëve të Athinës.

Na duhet një republikë ku qytetari të jetë mbret.

Këta edhe drejtësinë e mendojnë vetëm se ku ja fut e mund t’ja fusi gjyqtari i korruptuar politikanit t£ë ikorruptuar.

Krejt jashtë teme.

Share: