Home KRYESORE Zgjedhjet ne Drejtesi domosdoshmerisht me 94 vota parlamentare.

Zgjedhjet ne Drejtesi domosdoshmerisht me 94 vota parlamentare.

Nga Zef Bushati

Ambasadori Amerikan Donald Lu qendroi si asnjehere, si asnje Ambasador para tij, plot 3 ore ne zyren e Kryeparlamentarit Ilir Meta.

Me siguri ceshtja qe u diskutua eshte pika me e rendesishme e Ligjit qe mbart dhe thelbin e Reformes ne Drejtesi.

Rekomandimet e Komisionit te Venecias kerkojne perfshirjen e opozites ne zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem dhe te gjithe antareve qe i takojne Parlamentit te zgjedh per Keshillin e Larte te Drejtesise etj., qe perbejne rreth 20 e ca gjygjtaret me te rendesishem te Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi. Po si do zgjidhen ? Kush do ti zgjedhe ?

Parlamenti, deputetet. Me 3/5 apo me 2/3 ? Ky eshte ngerci qe nuk po zgjidhet. Maxhoranca thote me 3/5, ndersa opozita kerkon me 2/3. Cdo te thote kjo ? Maxhoranca i ka e vetme 3/5- e votave ne Parlament, qe jane 84 vota. Keshtu maxhoranca siguron e vetme zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem dhe te 20 e ca gjygjtareve duke vendosur kontroll te plote mbi te gjithe Sistemin e Drejtesise ne Shqiperi.

Kete opozita me te drejte e refuzon duke kerkuar qe zgjedhja te behet me 2/3 e deputeteve, pra me 94 vota. Ky eshte dhe shkaku qe ekspertet e opozites kane braktisur Komisionin Parlamentar te Eksperteve.

Atehere si do zgjidhet ky ngerc ? Besoj se kjo ishte arsyeja qe Ambasadori Amerikan Donald Lu konsumoi 3 ore diskutime me Ilir Meten dhe Ylli Manjanin.

Po cfare do te thote 3/5 – tat dhe 2/3 – tat ? 3/5 do te thote gjygjtare ushtare te bindur te mazhorances. Do te thote se kariera e tyre varet direkt nga PS e LSI. Kush nuk bindet iken nga detyra. Ndersa 2/3 do te thote qe gjygjtari merr nje pushtet te forte dhe nuk i bindet urdherave politike por vetem zbatimit te ligjit.

Per lirimin e tij nga detyra ne rast te moszbatimit te urdherit politik eshte e veshtire te behen bashke 94, vota te majta e te djathta se bashku. Mos te harrojme edhe faktin se neser mund te jete e kunderta. Mund te kemi nje maxhorance te PD me 84 vota dhe “padronet” e gjygjtareve ndrrohen nga ata te PS ne ato te PD. Atehere cfare u be me Reformen ne Drejtesi ? Nje vrime ne uje. Konkluzioni im eshte qe opinioni, jo vetem politik por edhe shoqeria civile, duhet te sensibilizohen dhe te kerkoje qe gjygjtaret te zgjidhen me 2/3 pra me 94 vota, pavaresisht se kete e kane kerkuar deputetet e PD.

Sot te mbeshtesim Donald Lu,sot te mbeshtesim drejtesine se neser do te jete shume vone.

Share: