Home KRYESORE Zoti desh përfundoi argat ne Shqipëri…!

Zoti desh përfundoi argat ne Shqipëri…!

Nga Luan Kurti

Zoti kishte zbritur vetë në Shqipëri t’u jepte dum punëve. Takoi një të vobektë që shiste rroba të përdorura. Kërko, i tha çfarë të duash dhe unë do ta plotësojë?

”“Pse kush je ti Perëndia, ? ”“shprehu habinë tezgaisti

– Po unë jam Zoti i gjithë botëve dhe erdha tek ti. Më vër në provë! – Mirë, ja bëri mosbesues shitësi kokoroç, dua një shtëpi dykatëshe me avlli, dua një makinë kabriolet dhe ca pare mënjanë për ditë të keqe…

Ky kërkonte dhe Zoti mbante shënime. Po pse nuk kërkon punë, se pa punë jeta s’ka kuptim?- e pyeti.

– A më the të shprehë dëshirat? Dëshira nuk është punë, por qejf. Po të ishte e mirë puna, punonte edhe mbreti! ”“ Mirë i tha Zoti, të kuptova drejt, do dëgjohemi së shpejti.

Paskësaj takoi një berber. I erdhi keq që mundohej gjithë ditën dhe mezi nxirte bukën e gojës. Thuam dëshirat dhe unë do të t’i plotësojë, – i bëri të ditur.

– Po ja, dua një shtëpi dykatëshe me avlli, një makinë kabriolet dhe ca para mënjanë për ditë të zezë. – Zoti u befasua që dëshirat e dy personave ishin identike, sikur ta kishin bërë me fjalë. – Po pse nuk kërkon edhe shtim të punës, sepse kjo rrit fitimet dhe…

– Boll na ka rënë bretku kaq vite, s’kemi parë një ditë të bardhë që kur kemi lindur baba Zot, ja priti ky serbes. Puna na është bërë burri i nënës! – Mirë ja ktheu Zoti, gjithçka e shënova në bllok dhe do dëgjohemi së shpejti.

Kur shkoi ca më tutje takoi një biznesmen. Ky kërkoi vetëm që t’ia hiqte qafësh konkurentët që s’po e linin të bënte hajër në biznesin i tij. – Po unë mund të dyfishojë punën dhe natyrisht fitimin pa u rënë në qafë të tjerëve, ja priti ofertuesi. Nuk kam dy jetë që të rripem si qen, tha biznesmeni, dihet kush punon fiton, por çështja është kush fiton pa i thënë kush “puna e mbarë!” Kësaj i them punë unë!

Takon së fundmi një politikan! Ky i tha se nuk kërkonte gjë prej gjëje dhe e falenderonte Zotin nga zemra për bujarinë që tregonte. Po si nuk paske nevojë për gjësendi? u çudit hyjnori.

– Po qe se do më ofrosh vilë dykatëshe dhe makinë kabriole, siç bëre me dy të parët, do thotë se qenke prapa botës, unë nuk jam pabuks, as konkurencë nuk kam në bizneset e mia sepse prandaj jam ligjvënës. I vetmi hall që kam: më mbro nga syri i lig! Dhe shëndet të më kesh o Zot!

Ndërkohë u dëgjua tellalli që njoftonte, se një zotëri kërkonte një argat të fortë për të thyer ca betone. Pa ç’pa, Zoti ktheu majat nga thembrat, i trembur se mos e quanin nevojtar dhe jashtë dëshirës së tij, i linin varenë në dorë ne Shqipëri…!

Share: