Së bashku për Demoraci Pjesëmarrëse! ShqipON
Zvicra: Një popull ”“ Shumë të drejta
Demokracia zviceriane e gjen motorrin e saj tek qytetarët dhe jo tek partitë. Zvicra nuk ka lidera të fortë ”“ Por ka popull të fortë
Qeveritarët zvicerianë shihen si shërbëtorë të popullit dhe jo si lidera që drejtojnë popullin
Qytetarët zvicerianë, nuk i delegojnë gjithçka partive por vendosin vetë për çështje jetike disa herë në vit dhe jo një herë në 4 vjet.
Çdo qytetar zvicerian ka të drejtë të nisë procedurën e mbajtjes së një referendumi, duke u organizuar në një komitet i cili ndihmohet nga kancelaria federale apo kantonale për mbledhjen e firmave.
Pra, shteti të ndihmon në mbledhjen e firmave dhe jo si KQZ e partive shqiptare, që pamundësojnë çdo nismë popullore.
Referendumet bëhën për çdo politikë ekonomike dhe sociale në vend si, çështjet e energjisë, ndihmën ekonomike, projektet madhore të infrastrukturës, ndërtimit të çerdheve, parqeve, nivelin e pagës etj.
Referendumet janë detyruese dhe fakultative.
Referendumet detyruese do të thotë që Parlamenti nuk kalon dot reformat mbi Kushtetutën, Marrvëshje ndërkombëtare, apo ligej të rëndësishme pa marrë pëlqimin e popullit me referendum.
Referendumet fakultative janë ato më interesante sepse shërbejnë si frenë ndaj partive në parlament sepse nuk mund të aprovojnë ligje “antipopullore” sepse ato mund të hidhen poshtë nga populli, nëse qytetarët kërkojnë aprovimin e tyre me referendum.
Në këtë mënyrë, ligjet mundohen të shprehin interesin e qytetarëve sepse, asnjë parti nuk është e interesuar që të diskretitohet nga një votim eventual me referendum.
Iniciativa ligjvënëse, shërben si një motorr i vërtetë i popullit, sepse kur partitë heshtin ose nuk aprovojnë dot një ligj, atëherë vetë populli kërkon propozimin e një ligji me interes për vendin. Kjo vë politikën në veprim sepse e ndalon të merret me hallet e veta por me ato të popullit.
Peticionet janë një instrument i rëndësishëm, sepse mbajnë në kontakt makinën shtetërore me popullin sovran në çdo moment dhe pa procedura të sterlodhura. Është praktikë, që çdo institucion shtron për shqyrtim peticionet që vijnë prej qytetarëve edhe pse nuk janë të detyruara të bien dakord.
Por një gjë është ti futësh në rend dite diskutimi, një gjë është “mos ti marrësh” në konsideratë si ndodh në vendet me demokraci gjysmake. Përgjigjet pro ose kundër argumentohen, dhe pastaj institucioni ose politikani përkatës merr përsipër përgjegjësinë politike pse ka vendosur në atë mënyrë.
Partitë politikë në Zvicër janë të shumta, por vetëm 4 prej tyrë marrin pjesë në formimin e qeverisë, në atë formë që njihet si Direktoriat. Praktikisht, nuk ekziston rotacioni si në vendin tonë, por partitë qeverisin së bashku duke u përfaqësuar proporcianalisht me sa mandate kanë në parlament.
Në këtë mënyrë, shteti ka vazhdimësi sepse lufta politike në vend nuk është kurrë aq ekstremiste sa të rrezikojë kohezionin kombëtar. Partitë, nuk shërbejnë për të marrë pushtetin, sepse ai i mbetet popullit, por shërbejnë si pika hulumtimi idesh dhe ndërmjetësimi mes nevojave të komunitetit.
Kandidatët nuk i zgjedh kryetari i partisë por vetë qytetarët, që mund të shtojnë dhe kandidatë që nuk janë nëpër listat e partive, por ata i konsiderojnë si të të besuar për tu përfaqësuar.
Populli rritet dhe përgjegjësohet vetëm nëse vendos vetë dhe jo i delegon fatet e tij “dikujt tjetër” si një popull minoren.
Së bashku për Demoraci Pjesëmarrëse! ShqipON