Home KRYESORE 42 për qind të grave përligjin dhunën ne familje!

42 për qind të grave përligjin dhunën ne familje!

Nga Lis Bukuroca

Jemi popull i traumatizuar. 42 për qind të grave përligjin dhunën. TMERR DHE TRISHTIM!!! Dhuna në familje. Kjo është arsyeja pse kemi vendin e parë në Europë nga fundi. Nëse nuk kemi pushtues, kemi burra që bëjnë punën e tyre. Sikur të ishin 42 % analfabete, mund të kuptohej, por këtu lexohet mirë edhe niveli i sistemit arsimor në Kosovë.

“Një vrojtim i kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNICEF-i tregon se mbi 42 për qind e grave dhe vajzave të pyetura nëse kanë qëndrim pranues ndaj dhunës në familje në rrethana të caktuara, kanë thënë “Po”.

Ekzistojnë disa arsye, në të cilat dhuna konsiderohet e pranueshme. Rreth 33 për qind (32.9%) e grave të anketuara (mosha 15-49 vjeç) deklaruan se burri arsyetohet ta godasë ose ta rrahë gruan në rastet kur ajo del pa i treguar atij, kur neglizhon fëmijët, fjaloset me të, nëse refuzon të bëjë seks apo nëse djeg ushqimin.

Për të njëjtën pyetje dhe rrethana, gratë në Serbi e kishin parë dhunën si të arsyetuar në një nivel prej vetëm 3.8 për qind, ndërsa në Mal të Zi (viti 2013), 2.7 për qind. Republika e Kirgistanit, i përafrohet shumë perceptimit të grave të Kosovës mbi dhunën, duke shënuar një normë aprovimi prej 32.8 për qind.”

Derisa të mos lejohet depërtimi i ligjeve kushtetuese në shtëpi dhe të bëhet zbatimi tyre, nuk jemi komb shtetformues, por grumbull fisesh.

Kombet shtetformuese bazohen vetëm në kushtetutë. Na duhen së paku edhe dy breza për të kaluar nga shoqëria fisnore feudale, nga bashkësia e interesit, tek familja, që ndërlidhet me dashuri, respekt të ndërsjellë dhe barazi dhe pa dyshim, që vlerëson lirinë individuale.

Shumë veta mendojnë se ligjet vlejnë përjashta, por jo brenda shtëpisë, prandaj kemi shoqëri dyftyrëshe, me dy karaktere, me dy sjellje dhe dy morale, në fund: shoqëri të shpartalluar…

Share: