Home KRYESORE Fred Peza sfidon Ben Blushin

Fred Peza sfidon Ben Blushin

Gazetari dhe politikani Alfred Peza ka sfiduar publikisht Ben Blushin për deklaratën publike se është kërcënuar një deputete që mbështet sfidantin e Ramës.

Në emisionin Opinion, Peza tha se kjo nuk është e vërtet dhe për këtë ai ishte i gatshëm të vinte një bast.

“Për sa i perket pretendimit të Blushit se po kërcënohen deputetët  kjo nuk është e vërtetë.

Unë e sfidoj Ben Blushin të nxjerri emrin e koleges tonë që është kërcënuar dhe të nxjerri kush e ka kërcënuar.

Dhe unë Alfred Peza nuk qëndroj asnjë sekondë në PS. O ai që e ka kërcënuar, o unë.

Të nxjerri kush është kërcënuesi.

Nëse nuk merren masa për kërcënuesin, atëhere unë nuk qëndroj më në PS.” – tha Peza ne emisionin Opinion.

Share: