Home KRYESORE Ilir Meta president i Republikes ne 2017…?

Ilir Meta president i Republikes ne 2017…?

Kryetari i Kuvendit dhe njeheresh i LSI-se, Ilir Meta i pyetur gjatë intervistës për emisionin “Të pa ekspozuarit” nëse do të jetë kandidat për president në vitin 2017, ai nuk e mohuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.

 Ilir Meta tha se nuk ka asnjë arsye për t’iu trembur Reformës në Drejtësi dhe nga ana tjetër theksoi se prokurorët dhe gjykatësit e tij janë qytetarët. Meta garanton 20 votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë reformë, por me kushtin që ajo të jetë në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias.

Lidhur me thashethemet se Meta po e pengon këtë reformë, kreu i LSI-­së u përgjigj se, është kalitur me drejtësinë që i vogël kur Doktori i hoqi imunitetit dhe kërkonte ta arrestonte…

Keni qenë udhëheqës liberal dhe shihet një pamje më shumë klienteliste sesa liberale dhe pyetja tjetër, pra ju duke qenë njeriu garant i qeverisjeve, e keni parë korrektimin si forcim i pozitave tuaja dhe jo si mbrojtës i interesave të qytetarit.

Vazhdoj të jem liberal.

Mendoni se janë të njëanshëm?

Kam dëgjuar edhe budallallëkun sikur LSI votoi për ngritjen e Byrosë se ka qenë kundër, se do të vijë John Kerry në Tiranë. Janë të njëjtët analistë që frymëzojnë në mënyrë të vazhdueshme një diversion që nuk ekziston realisht, si një marrëdhënie mosbesimi apo si kundërvënia ndaj reformave. Se LSI e ka votuar ngritjen e Byrosë bashkë me PS, më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese si të papajtueshme me Kushtetutën dhe LSI ka qenë e hapur për ngritjen e Agjencisë. LSI duhet të garantojë efikasitet për çdo Agjenci. Ka një tendencë të njëanshme për të dëmtuar do të thosha fizionominë mjaft pozitive që LSI sjell në politikën shqiptare, që sjell mesazh stabilizues, që e orienton drejt zgjidhjeve, drejt moderimit që politika të japë zgjidhje, jo probleme. Dhe si gjithnjë ka mbrojtur interesin publik, edhe kur ka bërë koalicion me PD në 2009 sepse nuk kishte zgjidhje tjetër që garantonte stabilitet në drejtim të reformave edhe në PS ka ndihmuar nga dita e pare e ngritjes së saj që politika mos të shihet bardh e zi, por përmes për të kryer disa procese në mënyrën me europiane të mundshme, sikundër kur kanë qenë edhe rrotacionet e sjella e LSI mjaft e moralshme, sikur ka qenë edhe dalja në opozitë.

Çfarë është kjo gjendje që po kalon politika, por edhe një pjesë e të huajve? Ambasadori i BE dhe SHBA, duhet të besojmë që pas 25 vjetësh diçka e madhe do të ndodhë me ne?

Dëgjova në parlament pse po zvarritet reforma në drejtësi dhe më duken normale se reforma në drejtësi po ecën me ritmin e parashikuar. Do të ndodhë diçka e madhe, por nuk do të ndodhë brenda natës. Duhet të jemi shumë realistë. Unë kur është thënë që reforma në drejtësi do të mbarojë në janar, gjithmonë ka qenë një kalendar që është respektuar dhe mund të ketë lëvizur 2 javë dhe asgjë më shumë, i Komisionit Parlamentar të Posaçëm. Është një reformë shumë e rëndësishme, si të thuash një rithemelim i dimensionit të drejtësisë. Nuk është e thjeshtë, që do të thotë që do të ketë ndikim në jetën institucionale.

Në Shqipëri ata që themeluan 25 vjet këtë sistem drejtësie që kemi dhe themelojnë një tjetër përfshirë edhe ju totalisht, Saliu, Fatos Nano edhe demokratët rrëzojnë atë që ndërtuan.

Të sjellim të tjerë nga Marsi.

Ambasadorët?

Edhe ata janë të përfshirë, ata shprehin një vullnet politik. Flasim për Euralius, misioni i BE-së i specializuar. Duam të hyjmë në BE, duam të përmirësojmë sistemin e drejtësisë sipas standardeve edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit, krimit, integritetit të sistemit që është problem në këto dy dekada.

Do të dekriminalizohet jeta politike dhe institucionale e vendit, institucionet më të rëndësishme? Si mund të ndodhë kjo? Nuk po themi se është e inkriminuar një kooperativë, por është inkriminuar parlamenti, kush e bëri, kush mban përgjegjësi?

Edhe para se të bëhej ligji, vetë realizimi,qoftë edhe presioni ndërkombëtar edhe presioni në të cilën u vu e gjithë politika për shkak të opinionit publik dhe ngjarjeve të papëlqyeshme. Mjaft dorëheqje kanë ndodhur nga Kuvendi edhe ky ligj është miratuar, hyn plotësisht në fuqi në fillim të muajit tjetër. Në këtë drejtim ka pasur progres. Po ka pasur dekriminalizim dhe do t’i japë efektet pozitive në të ardhmen, nuk themi dot që nuk është pozitive.

Është gjithë parlamenti i inkriminuar me kriminelë.

Bërja e ligjit, zbatimi i ligjit do ta pastrojë Kuvendin aktual dhe në të ardhmen.

Kush do ta pastrojë?

Qytetari.

Ambasadori i bëri thirrje popullit shqiptar mos votoni të inkriminuarit dhe mazhoranca shkoi dhe mbështeti të inkriminuarit. Sot ke kryetarë Bashkie të inkriminuar…

Nëse ka të inkriminuar, pushteti vendos t’i largojë nga zyrat dhe në të ardhmen nuk do të kandidojnë më njerëz të tillë.

Përgjegjësia nuk është vetëm politike?

Duhet të bëjmë një ligj për ata që kanë përgjegjësi normale, gjykatësi më i mirë është opinioni. Ky është sistem që do të konsolidohet, me ligjin që është bërë dhe nuk do të bëhet më. Deri tani nuk ka qenë ligji.

Këta që i kanë sjellë nuk janë përgjegjës?

Politika ka përgjegjësinë e saj dhe ka ndërtuar një ligj që do të bëjë të pamundur penetrimin e tyre në parlament apo administratë. Politika reflektoi, bëri këto hapa duke treguar një përgjegjshmëri dhe pse me vonesë.

Në 25 vjet në Shqipëri nuk kanë munguar reformat, por njerëz të dënuar kemi vetëm një rast të Nanos në nivelin e lartë dhe më pas gjykata i dha pafajësinë.

Ju më thatë një emër, Fatos Nanon dhe unë nuk kam ndërmend të merrem me emra dhe statistika. Nuk është kjo çështja kryesore. Çdo konceptim për burgosje të politikanëve është dështim, sepse e politizon këtë proces dhe tregon do të thosha një vizion apo mungesë vizioni të reformës. Duhet parë si do të japë impakt në shoqëri, qytetarë që kanë probleme çdo ditë me drejtësinë, gjykatat, prokurorinë. Se burgosjet politike siç ishte rasti i Fatos Nanos që u akuzua për korrupsion, por ishte edhe vala e komunizmit dhe synonin shpërbërjen e PS mbas 1 viti burgosje të Fatos Nanos. Regjimi i Berishës ka qenë çeliktë, i ndryshëm nga ai i dyti, si u përmbysën raportet elektorale. Referendumi i propozuar nga Berisha u rrëzua me 60 për qind, kjo është një konceptim si shoë, për më shumë për opinionin publik mund ta kënaqin për një jave konceptimi i reformës si ndërtimi i një funksioni transparent të drejtësisë.

Duke ardhur te pyetja juaj, ku është konceptimi i LSI për të ardhmen konceptimi i kësaj reforme si një rithemelim i institucioneve të drejtësisë, garantimin e një sistemi të thjeshtë llogaridhënës që nuk bazohet të integritetit të tyre por te funksionimi i sistemit një prokuror gjykatës apo kushdoqoftë nën efektet e një ndikimi politik nuk merr një vendim të drejtë, ai del jashtë sistemi. Mos të harrojmë, jemi një vend i vogël, duke qenë i tillë jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Politikanët, prokurorët, gjyqtarët, kanë familje, lidhje, këto lidhje personale janë shumë të forta, nuk duhet të harrojmë se zbatimi i ligjit është edhe çështje kulture, jo vetëm ndëshkueshmërie.

Duket që kjo reformë nuk ka nisur me këtë objektiv që ju thoni, perceptimi një pjese të madhe njerëzish edhe ndërkombëtarë edhe politikanë për të vazhduar të jetojnë sa më gjatë për të rritur kredencialet e veta përballë ndërkombëtarëve, reforma është bërë për të burgosur politikanë.

Kjo gjë mund të ndodhë dhe duhet të ndodhë, dëshirat brenda politikës janë tjetër gjë e rëndësishme, është integriteti i realizimit të reformës dhe sistemit të ri të drejtësisë që do të rithemelohet pas kësaj reforme nëse ruajmë integritetin dhe garantojmë integritetin. Në kjo do të ndodhë, nëse garantojmë integritetin e procesit të reformës dhe sistemit që do të krijohet pastaj nuk ka asnjë shqetësim do të funksionojë ndaj kujdo politikani, biznesmeni, gazetari.

Si do të garantosh, kur Ambasadori thotë që Edi Rama e do këtë reformë dhe Meta me Berishën nuk e duan?

Nuk dua të merrem me komentet e gazetarëvë, për LSI gazetarët edhe disa nga ata kolegët tuaj që i dini mirë kanë thënë që ishte kundër Byrosë së Hetimit që ne e votuam dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ne jemi për konsensus si standard. Aludimet janë deri aty, sa njerëz por dhe partnerë thonë se Ilir Meta është politikani si shënjestër. Meta është mësuar me drejtësi pa integritet, nuk kam asnjë shqetësim nga askush, prokurorët e mi. Prokurorë, gjyqtarë janë qytetarë të mi, kam parë si këto intriga, kanë dështuar…

Thonë që qëndrimet e ilir Metës janë kundër saj.

Ilir Meta ka qenë gjithmonë pro saj, reforma administrative territoriale, pak u mundua Ilir Meta. Unë kam luftuar për reformën territoriale, jam kujdesur nga fillimi në fund, deri te letra e Bashës dhe këtë punë po e bëj sërish. Çdo gjë që do të vij sipas Venecias, 20 votat e LSI kanë qenë dhe do të jenë për reformën, a do të mjaftojmë këto vota, pse Venecia se e kemi pranuar të gjithë se ne do t’i respektojmë standardet, institucioni më i lartë më i kualifikuar është Venecia, por e bëjmë këtë reformë që të hyjmë në BE, kush do e çertifikojë këtë reformë për të ardhmen, përsëri Venecia dhe Euralius.

Jeni dakord që ndërkombëtarët të jenë kaq prezent deri në ndërhyrje flagrante, ndoshta bëjnë dhe gabime, e implementojnë si duan ata dhe Rama të jetë me të gjitha pushtetet, se tani jeni në muaj mjalti me Ramën.

S’e mendoj fare, jo se mendoj, ju përpara keni një politikan që është i vjetër në politikë sa jeni ju në media, mua më ka kalitur doktori që i ri fare, që me ngjarjet e Poliçanit, nuk i mendoj fare këto gjëra. Ajo që unë mendoj dhe që të gjithë duhet ta mendojmë është që të gjithë të jenë të bindur që kjo reformë nuk do të jetë një show.

A do të jetë Meta President i Republikës së Shqipërisë në 2017?

Së pari kemi një President, kam shumë konsideratë, kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç për Ilir Metën. Nuk është e rëndësishme ça është sot, ça do jetë në 2017. Më e rëndësishme është që të shërbejë që vendi ynë që qytetarët tanë të realizojnë pritshmërinë ndaj klasës politike.

Je nga komunikuesit më të vështirë, le ta bëjmë pyetjen në mënyrë tjetër, a dëshironi të jeni President i Republikës së Shqipërisë.

Çdo politikan aktiv nuk është se nuk e mendon, se nuk do ta pranonte këtë pozicion në një moment të caktuar, në rrethana të caktuara. Asnjë lloj pozicioni nuk është qëllim në vetvete, është produkt i natyrshëm i një instance të caktuar./Ora-NEWS

Share: