Nga Luan Kurti
Disa civilë të shoqërisë civile demokrate, paskan protestuar tek Parku i liqenit, kundër Bashkisë. Sepse preket “mushkëria e gjelbër” e Tiranës. Dhe t’ia krisën për mushkërinë, bjeri t’i biem. Ca synonin ta rrëzonin gardhin, ca ta mbronin. Dhe desh lanë leshtë në përpjekje. “Na i poshtër, na e poshtër”, dhe t’u përshëndoshën vllazërisht me dacka. Dhe gardhi ra, por hëngri kokë polici. Dhe plasën deklaratat. PD-ja është kundër punimeve tek pylli i Tiranës. Bashkia këmbëngul se është park dhe jo pyll. Park apo pyll, pyll apo park?! Se si do dilet nga ky moskeqkuptim një zot e di… Pasi shkatërruan sistematikisht plazhet, natyrën gjithë florën dhe faunën, lufta për “mushkërinë” është bërë prioritare…