Home KRYESORE Veliaj kallzon Partine Demokratike

Veliaj kallzon Partine Demokratike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kallzon penalisht Partinë Demokratike për vandalizëm. Pohimi i Veliajt u bë gjatë një intervistë në “Tonight Ilva Tare” ku edhe dha sqarime mbi projektin e shumëdebatur në parkun e Liqenit të Tiranës.

“Nuk është lajm padia e Partisë Demokratike ndaj meje. Lajm është kallëzimi penal që kam bërë sot për Partinë Demokratike për vandalizëm. Nuk do ta kalojnë vetëm me një gjobë”, deklaroi Veliaj.

Ndersa i pyetur nga Tare për cilësimin e protestuesve kundër ndërtimeve në Parkun e Liqenit, si vandalë, kryebashkiaku tha se: “Gjej definimin publik të fjalës vandalizëm. Do të thotë një akt i dhunshëm i pronës publike, kjo ka ndodhur. Ajo nuk është shtëpia ime por një aset publik”.

Kryebashkiaku sqaroi më tej gjithë procedurat ligjore të ndjekura për ndërtimin e këtij projekti të pranuar dhe të kërkuar sipas tij, nga qytetarët e Tiranës.

Share: