Kroacia duket se ka vendosur të mos ‘ia japë dorën’ Serbisë deri sa të zgjidhen disa probleme të mbetura pezull që nga koha e luftës.
Ne fakt, së fundi presidenti serb Tomislav Nikoliç kishte vendosur të vizitonte Kroacinë, por kjo e fundit nuk e ka ftuar ate. Sipas gazetës serbe ‘Blic’, shkak i këtij refuzimi kanë qenë të pagjeturit e luftës dhe kthimi i pasurive, të cilat Zagrebi i ka vendosur si kusht për marrëdhënie normale mes dy shteteve.
Ka qenë vetë kabineti i presidentes kroate, Kolinda Grabar, ai që e ka konfirmuar kete zhvillim të tillë për gazetën serbe.
‘Kushtet e presidentes së Kroacisë për t’u takuar me homologun e saj serb janë zgjidhja e çështjes së të zhdukurve gjatë luftës, kthimi i pasurive, kthimi i thesareve kulturore e lëndëve arkivore si dhe zgjidhja e problemit kufitar në Danub’, ka thënë një nga anëtarët e kabinetit të presidentes kroate per median.