Home KRYESORE A është Ri-ngritja vertete Ri-ngritje?

A është Ri-ngritja vertete Ri-ngritje?

Nga Klodian Tomorri

Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjaleshat me te perdorur ne qeveri dy vitet e fundit. Por le ta shohim pak cili eshte kuptimi praktik i tij?

Ne kuadrin e ri makroekonomik qeveria pret qe ekonomia te rritet 3.4% kete vit, ne 2017 rritja parashikohet rreth 4 per qind ndersa ne vitin 2018 ajo pritet te arrije ne 4.2 per qind. Ky i 2018-es eshte dhe objektivi maksimal i rritjes ekonomike per Shqiperine. Pra Ringritja ose Rilindja e Ekonomise nenkupton rritjen e Prodhimit Kombetar me 4.2 per qind ne vit

Ekonomia shqiptare ja ka dale qe per dy dekada me radhe pas renies se komunizmit te ruaje nje norme mesatare rritje perj 6.2 per qind ne vit. Tani ambiciet jane reduktuar dhe argumenti i ‘klubit te pesimisteve” eshte se bota ka ndryshuar dhe ekonomia nuk mund te rritet me si me pare. Por Shqiperia i ka te gjitha mundesite t’i rikthehet normave te dikurshme te rritjes ekonomike, nese do arrije te krijoje klimen e pershtatshme.

Eshte fakt se pas goditjeve, ekonomite tentojne te rriten me shpejte. Kjo per dy arsye. Se pari per shkak se njerezit rikthehen ne tregun e punes dhe se dyti produktiviteti rritet per shkak te bumit ne investime.

Nga kendveshtrimi matematik rritja e ekonomise eshte e barabarte me rritjen e punesimit plus ate te produktivitetit (shuma e te mirave dhe sherbimeve qe prodhohen per nje ore pune)

Sipas Instat, shkalla e pjesmarrjes ne tregun e punes (perqindja e popullsise qe kerkon pune ose eshte e punesuar) ishte 60.3 per qind ne vitin 2011. Sot eshte 53.7 per qind. http://www.instat.gov.al

Ndersa rritja e produktivitetit ka rene nga nivelet 5 per qind dikur ne rreth 1 per qind aktualisht. Kjo do te thote qe ekonomia ka hapsira te medha per t’u rritur shpejt.
Thjesht permbysja e renies ne shkallen e pjesmarrjes ne forcat e punes do te shkaktonte nje rritje te punesimit me gati 15 pike perqindje. Vetem kjo do mundesonte nje 3% shtese ne rritjen ekonomike per 5 vitet e ardhshme. E njeta gje vlen edhe me rritjen e produktivitetit e cila mund te shkoje lehtesisht ne 3 per qind ne vit kur ka qene mbi 5 per qind dekaden e kaluar.

Me rritjen e produktivitetit 3 per qind dhe ate te punesimit po aq ekonomia shkon serish ne 6 per qind ne vit. Thjesht duhet mbeshtetur me politika pro rritjes. Cmontim monopolesh, lehtesim burokracish, rritje sigurie, lufte ndaj korrupsionit. Ah edhe ambicie sigurisht. Se nuk jane pritshmerite e larta te popullit problemi. Me shume jane ambiciet e reduktuara lart. 4 per qind nuk mjafton

Share: