Home KRYESORE ABSURDI I HESHTJES PUBLIKE I RINISË STUDENTORE!

ABSURDI I HESHTJES PUBLIKE I RINISË STUDENTORE!

Nga Fadil Maloku

Shtresa studentore kosovare, me gjithë erozionin e PAPUNËSISË (61%) dhe VARFËRISË (55%) enorme të saj, ka bërë dhe po bënê gabime tjera kardinale; 1.Ajo parakohe (pa asnjë kontratë paraprake!) dhe pavetëdije (pa asnjë kalkulim social!) ua dorëzojë vullnetarisht “flamurin e bardhë” të fatëpajtimit për statusin e saj inferior, që të gjitha qeverive të pasluftës!

2.Ajo heshtazi dëshmojë gabimisht, një lloj blanko solidariteti të quditshëm (!) me gjitha opozitat e pasluftês, që asnjëherë dhe askund s’arritën t’i artikulojnë qartë dhe zëshëm si interesat ashtu edhe shqetësimet e saja sociale e kulturore!

3.Ajo me vazhdimin e kësaj indeference tipike (!) publike mazohiste, vetëm sa do e vonojē si demokratizimin e vendit ashtu edhe emancipimin e shoqërisê. Sepse, shtresat tjera…s’dijnë, s’mundin dhe s’dojnë ta bëjnë këtë…

Share: