Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.
Ambasadorit të atyre viteve, Xhon Uidhers i ka bërë përshtypje veçanërisht kafeja.
Në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit ai shkruan ndër të tjera:
“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën. Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.
Ndërsa në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008 me titull “Kartolinë nga Shqipëria”, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj.
Ajo qe sot duhet menduar qendron te kabllogramet qe ambasadori Donald Lu shkruan sot per ne! Perqasje.com beson se keto me siper jane krejt te sakta dhe ndaj duhet reflektuar duke mbeshtetur qytetarisht iniciativat e SHBA per reformat ne Shqiperi.