Home KRYESORE Kabllogramet Amerikane per Damir Fazlliç dhe përplasja Basha-Topalli

Kabllogramet Amerikane per Damir Fazlliç dhe përplasja Basha-Topalli

Në një prej kabllogrameve sekrete të ambasadës amerikane në Tiranë për DASH flitet për marrëdhëniet brenda PD-së, sidomos ato të Lulzim Bashës me kolegët e tij.

Një nga këto kabllograme bën fjalë për kohën kur Basha akuzohej për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, kohë në të cilën ai ishte ministër i Transporteve.

“Telashet e zotit Basha janë komplikuar së tepërmi nga pozicioni në të cilin ndodhet në Partinë Demokratike, me një rivale siç është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është duke pritur me gëzim se çfarë mund t’i ndodhë atij”, – thuhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane për shefat në DASH, botuar nga DITA.

Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të zotit Basha në nëntor me zëvëndës ambasadoren, ku “me një ton gati histerik”, Basha përcolli shqetësimin se rivalët brënda PD-së i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij me Damir Fazlliç.

Emri i këtij të fundit përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar serbo-boshnjakun nga hetimet e prokurorisë shqiptare.

Një nga kabllogramet hedh dritë se cili ishte qëllimi i daljes në një televizon të Damir Fazlliç:

“…Berisha organizoi fluturimin e Fazlliç për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervisë televizive në television Klan. Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlliç kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet…”.

Ambasada e Tiranës ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se “sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit një mori çështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme” – thuhet në kabllogram. / Dita.Al

Share: