Home KRYESORE Arrestohen 4 police e 6 te ndertimores ne Kamez

Arrestohen 4 police e 6 te ndertimores ne Kamez

Rezulton se 4 punonjës të policisë së Komisariatit Nr.5 dhe 6 punonjës, pjesë e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, me pozicione specialistë dhe shef sektori në Bashkinë e Kamzës janë vënë në pranga mbrëme.

Ata akuzohen për favorizim të ndërtimeve pa leje, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Operacioni u krye nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pas një hetimi katër mujor. Për momentin nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Share: