Home KRYESORE Ja cfare do beje dekriminalizimi

Ja cfare do beje dekriminalizimi

Duket se një nga pikat e dekriminalizimit do të jetë dhe detyrimi për çdo të zgjedhur dhe të emëruar në funksionet publike për të vetëdeklaruar të dhënat dhe rekordet personale.

Formularin e vetëdeklarimit duhet ta plotësojnë të zgjedhurit dhe të emëruarit apo ata që aspirojnë pozicione në Kuvend dhe qeverisje.

Formulari nis me plotësimin e të dhënave personale, ndërsa më pas çdo deklarues duhet t’u përgjigjet pyetjeve nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë vendit, nëse ka qenë i proceduar penalisht, apo nëse ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Nëse deklaruesi rezulton i dënuar, ai duhet të bëjë publike veprën penale për të cilën është dënuar si dhe vendimin përfundimtar të gjykimit. Nderkohe cdo deklaruesi i tërhiqet vërejtja në formular për pasojat ligjore në rast të deklarimeve të pavërteta, të paplota apo të pasakta.

Gjithashtu, kryetari i një partie mund t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e personave të caktuar me anë të një kërkese.

Share: