Home KRYESORE Arsimi zdhedhja e duhur per te ardhmen

Arsimi zdhedhja e duhur per te ardhmen

Nga Lis Bukurica

Ishim kundër Serbisë dhe një ditë ia arritëm ta bindim botën  të na ndihmojë dhe, u çliruam.

Më shumë se një dekadë, i dërgojmë botës një mesazh tjetër: ne jemi edhe kundër vetvetes!

Në ata grumbuj simptomesh, që shkaktojnë një gjendje klinike, nuk mund të na ndihmohet nga jashtë.

Nuk mund të na ndihmojë askush. Këtu mund të na ndihmojë vetëm pedagogjia moderne dhe psikologjia, pra vetëm arsimimi i vërtetë, jo improvizimi.

Në shkollë duhet të mësojmë ta duam veten si duhet, ta duam njëri tjetrin sa duhet, ta duam kushtetutën si atdheun dhe, ta respektojmë lirinë e individit.

Individ është edhe çika, edhe gruaja, edhe fëmija. Kjo do të krijonte familje të shëndoshë, që lidhet me dashuri, jo si është një bashkësi interesi, që lidhet me interes. Familja e shëndoshë, prodhon një shoqëri me qëndrushme të shëndosha dhe nuk mund të manipulohet.

Share: