Home KRYESORE Koha qe Presidenti te zgjidhet nga Populli

Koha qe Presidenti te zgjidhet nga Populli

Nga Afrim Krasniqi

Zgjedhja e Presidentit! Pas ndryshimeve kushtetuese 2008 cilido individ mbi 40 vjec qe ka mbeshtetjen e shefit te partise kryesore mund te zgjidhet/emerohet President i Republikes.

Piramida e zgjedhjes eshte permbysur: Avokatin e Popullit e zgjedhim me 84 vota, Presidentin e Republikes me 71 vota!! Koha qe me ndryshimet e reja kushtetuese (per reformen ne drejtesi) te flitete dhe per temen tabu, – zgjedhjen direkte te Presidentit.

Mjafton te shohim votimin e fundit ne Kosove: nese zgjedhja do ishte direkte nuk do te kishte as krize, as kundragaz, as bojkot, as arrestime dhe as gare formale me nje kandidat te dyte te emeruar nga kandidati i pare…!

Qe edhe Shqiperia te mos perserise skena te njejta me 2017 le te mendojme qe tani per zgjedhje direkte nga qytetaret. Ne thelb, “zgjedhja e Presidentit nga populli do ishte deri diku një lloj ecje drejt maturimit për të bërë dhe balancën e përfaqsimit Në Kushtetutën e Shqipërisë Presidenti ka një mandat 5 vjeçar dhe mund të ndodhë që brenda mandatit të tij të ndryshojnë dy ose më shumë qeveri.

Kështu që ka një rol mbi funksionet politike dhe për ta ushtruar këtë lloj funksioni si dhe garanti për demokracinë në Shqipëri por edhe midis punës së institucioneve duhet që të ketë një bazë besimi shumë më të madhe. Baza e vetme e besimit është vota popullore”.

Share: