Home KRYESORE Ben Blushi i pergjigjet me ironi Alfred Pezes

Ben Blushi i pergjigjet me ironi Alfred Pezes

Deputeti socialist dhe ish gazetari Alfred Peza pati deklaruar se nëse pretendimi që një deputete e PS është kërcënuar me largim të vajzës nga puna po të mbështeste Blushin, rezultonte i vërtetë, ai do të jepte dorëheqjen.

Deputeti dhe kandidati per kryetar te PS-se Ben Blushi i është përgjigjur me ironi Pezës duke i rhene:

Unë dua që Alfred Peza të mbetet deputet. Duke qenë se unë e mbaj fjalën dhe nëse them emrin e deputetes, atëherë ai do të detyrohet t’i kthehet gazetarisë, nëse e mban edhe ai fjalën. Por nëse kjo ndodh, as gazetaria nuk do të fitojë ndonjë gjë më shumë, dhe as Parlamenti nuk do të humbasë ndonjë gjë më shumë.

Share: