Home KRYESORE Deklaratat antishqiptare te Salvinit sjellin reagim afrues me shqiptaret

Deklaratat antishqiptare te Salvinit sjellin reagim afrues me shqiptaret

Një koment përçarës dhe që nxit urrejtje, i publikuar nga Matteo Salvini, kryetar i partisë ksenofobe italiane Legha Nord, ka patur një efekt të kundërt me synimin paresor te tij. Ky koment ka bashkuar italianët dhe shqiptarët edhe më shunmë te cilet i jane kundervene atij. Kjo ndodh edhe falë historisë dhe të kulturës së ngjashme mes popujve, që injoranca politike përpiqet të godasë.

Edhe pse komenti i tij është bërë në janar në Facebook, anti- komentet vazhdojnë të jenë aktive kunder edhe tani.

Salvini, duke publikuar një video të refugjatëve shqiptarë të vitit 1991, të cilët vërshuan me anije drejt Italisë, për shkak të skamjes ekonomike, shkruante: “Jo vetëm të rinjtë tanë janë të detyruar të shkojnë jashtë për të kërkuar punë, por PENSIONISTËT tanë po ia mbathin në SHQIPËRI që të mbijetojnë! Mezi pres ta dërgoj në shtëpi këtë qeveri që i URREN italianët! Forca, BASHKË mund t’ia dalim!”

Ne fakt ne Shqiperi nuk po vijne vetem pensioniste italiane, por edhe shume investitor te vegjel e te mesem.te cilet shfrytezojne politikat fiskale.me te favorshme, por edhe krahun e punes me te kualifikuar e me te lire. Plus te rinjte shqiptare e flasin shume mire gjuhen italiane.

Share: