Home I pakategorizuar DEROMEMAJ I SHKRUAN NJE LETER KRYETARIT ‘AMERIKAN ‘ TE BASHKISE VLORE

DEROMEMAJ I SHKRUAN NJE LETER KRYETARIT ‘AMERIKAN ‘ TE BASHKISE VLORE

Ish kandidati per bashkine e Vlores z.Deromemaj i ‘dedikon ‘ nje shkrim kryetarit te Bashkise i cili ndodhet ne Amerike per specializim!

Sot ndoqa nga afër Mbledhjen e Këshillit Bashkiak – Bashkia Vlorë, ku në rend të ditës midis të tjerave ishin:
– Diskutimi i Projekt Buxhetit të Vitit 2016;
– Struktura e re e Bashkisë Vlorë. – Shkruan Deromemaj duke vazhduar me sarkszem:

Isha kureshtar se cfarë do të paraqiste Kryetari i Bashkisë në Buxhetin e Parë të Bashkisë Vlorë nën drejtimin e tij, pasi gjatë fushatës 2015 nuk paraqiti asnjë program për qeverisjen vendore. Shkova me shpresën për të marrë përgjigjen edhe të pyetjes që i kam bërë publikisht mbi pagesën e cipës së asfaltit nga Muzeu Historik, tek Hyrja e Rrugës se Spitalit. Dhe si pergjigje mora… Një Letër nga Amerika!

Aty për aty formulova një tjetër pyetje për kryetarin e Bashkisë, meqënëse ka thënë që ka shkuar në Amerikë për t’u trajinuar për Menaxhimin e Pushtetit Vendor: “Po në Amerikë, a miratohet Buxheti pa praninë dhe pa mbrojtjen e Kryetarit të Bashkisë?

Mirë Kryetari “de jure” nuk ndodhej në sallë, por nuk ndodhej as Kryetari “de facto” 2K-ja. Një shprehje arrogance e pashoqe nga ana e një njeriu që erdhi me “premtime të bujshme”, me gjoja dëshirën e mirë për të rregulluar Vlorën…

Kësaj i thonë: “Avazi i ri, mentalitet i vjetër”.

Ikja në Amerikë, braktisja e Buxhetit, braktisja e Qytetit, Qytetarëve, është treguesi më i mire i faktit që Ky Kryetar nuk e njeh Vlorën, nuk ja njeh hallet, nuk ua jep dorën qytetarëve, dhe nuk ka as dëshirën dhe as gjë në dorë, për të ndryshuar Vlorën…

Deputeti i Parë i Vlorës, që është dhe Kryeministri i vendit, ka përgjegjësinë dhe fajin për Emërimin dhe Sjelljen Arrogante të këtij njeriu, i cili braktis qytetin në ditën më të rëndësishme të detyrës së tij, të një viti kalendarik, Buxhetin e Bashkisë!

Kësaj i thonë: “Fillimi i Mbarë, Gjysma e Punës…”?! – perfundon Deromemaj statusin e tij ne Face

Share: