Home KRYESORE DIPLOMATJA SEKSI…

DIPLOMATJA SEKSI…

Nga HABERET E MITROS

…Pasi gjetëm paratë, vendosëm të shkojmë në Kanada me një mikun tim bisesmen…Po më tej? Duhej shkuar në Romë për vizë…Një të enjte, fluturuam ndrejt Romës… Shi. Qamet. Trafik. Morali: në dyert e ambasadës përfunduam në orën 12. Na thotë polici: -Tepër vonë! Letrat dorëzohen deri në orën 11…

E pamë si gjynahqarë. Pamja jonë, si duket, preku policin. Na la takim për në orën dy. Dhe ndodhi thagma! Na priti konsullja: Linda Gagna. E re. E bukur. Bionde nga ato, që edhe pse prapa xhamit, të bën të ëndërrosh me sy hapur! Na buzëqeshi. U zgërdhiva edhe unë. Më doli engllësht. Buzëqeshja ishte për bisesmenin. Normale. Ai sa ka mbushur 35 pranvera…

Dorëzuam letrat. Bëmë pagesën. U ulëm në sallë. Në tension. Pa fjalë, si murgjit budistë…Kërciti një bravë. U hap një derë…Ruana Zot!…Drejt nesh erdhi Linda. Nisi të flasë:

-Në shqip fjala “Albania” ka dy kuptime. Emër vendi dhe emër zogu. Edha fjala “kanada” ka dy kuptime. Së pari, shtet në Amerikën e Veriut. Së dyti, në shekullin e dytë, para erës së re, ka jetuar një fillozof indian. E quanin Kanada. Ai ka zbuluar, para grekëve të lashtë, teorinë mbi atomin. Sipas kësaj filozofie, universi përbëhet nga pesë elementë: uji, zjarri, toka, ajri, eteri. Perimet kanë vetëm ujë. Insektet: ujë dhe zjarr… Njeriu formohet nga pesë elementët…

-“Kodrat e buta” të Lindës, me sa elementë i ka “gatuar” nëna natyra? – i thashë shqip mikut tim.
Linda i mori fjalët për kompliment. Buzëqeshi dhe më shterngoi dorën me delikatesë femërore. Ky gjest më bëri aq trim sa e ftova për darkë…Kuptohet. Nuk pranoi…Nxorri si sebep punën…Nuk ja mora për keq…Për të mos na “vrarë” me refuzimin, siç bëjnë biondinat në Tiranë, na këshillojë të mos largohemi nga Roma pa shijuar “Picën Berluskon”.

– E dini historinë e kësaj pice? Tha Linda…Jo I thashë, edhe pse e kisha lexuar në internet. … “Pica Berluskoni”, si për ironi është recetë finlandeze. Prodhim i kompanisë “Koti Pizza”. Në vitin 2005 në Helsinki u organizua një panair për ushqimin. Berluskoni këmbënguli që panairi të bëhej në Parmë, sepse ai mendon që Parma është kryeqytet i ushqimit në Evropë. Kuptohet këmbëngulja e Berluskonit, i “thartoi” filandezët. Për hakëmarrje, kompania filandeze “Kote Pizza” nxorri një recetë të re pice me thekër, qepë të kuqe, kërpudha dhe … mish dreri të tymosur…Dhe e quajti “Piza Berluskon”…Ëështë bëre e preferuar në Finlandë, Itali, Poloni dhe sidomos në SHBA.

Share: