Nga Dritan Broka*
Në ditën e djeshme u realizua mbledhja e partive politike ku u diskutua për reformën zgjedhore dhe për ndryshimet që duhet t’i propozohen komisionit parlamentar per këtë çështje… Të gjithë partitë një zëri dënuan sistemin e deri tanishëm abuziv elektoral. “Forca Rinia” nepermjet meje si drejtues dhe përfaqësueses i saj ne ketë ketë aktivitet politik, theksoi:
Se pari, Me patjetër në Shqipëri duhet ndryshuar ky sistem abuziv elektoral, ku ka deformuar votën e qytetarit dhe e ka dërguar atje ku realizuesit e këtij ligjit kanë dashur t’a dërgojnë.
Së dyti, duhet ndryshuar në thelb sistemi i numërimit të votes, në këtë rast ne mbështesim kryeministrin Rama me propozimin e tij për de-politizimin e numëruesve dhe të administratës zgjedhore në tërësi. Kësaj deklarate, ne i shtojmë edhe kërkesën për elektronizimin e numërimit, shtimin e teknologjisë monitoruese dhe realizuese të procesit me qëllimin për të rritur standardet edhe në këtë pjesë të procesit zgjedhor.
Procesi ELEKTORAL mund të shihet si i parëndësishëm nga pjesa më e madhe e popullsisë por është thelbi i demokracisë së një vendi dhe sipas Forca Rinia, te rinjte ku ne mbështetemi kryesisht, kurrë nuk mund te gaboje ne te tilla procese te demokracisë shqiptare…
Forca Rinia beson se deri më tani ky sistem i korruptuar dhe abuziv që ka deformuar votën në mënyre sistematike abuzive dhe në kundërshtim me kushtetutën, na ka sjelle këto deputet që sot në vend të jenë gardianët e demokracisë, njerëzit e fjalës së lirë, shtetarët e një vizioni të ri për të zhvilluar Shqipërinë, por na ka sjellë parlamentin më të keq të të gjithë kohërave të historisë së Shqipërisë.
Për ne Parlamenti duhet të jetë vendi i zgjidhjes se problematikave shqiptare dhe duhet të jetë institucioni i ideve dhe vizioneve të reja për zhvillimin e Shqipërisë, jo sic është kthyer sot, ringu i zënieve të pakuptimta, i sharjeve denigruese, etj.
Nëse Parlamenti do jetë ai që duhet të jetë dhe te kete sa me shume te rinj aktive dhe kompetente, atëherë edhe institucionet e tjera që rrjedhin prej tij do të jenë më demokratike, si rrjedhoje do të rritet edhe eficenca teknike, vizionare, projektuese, drejtuese dhe ekzekutuese e të gjithë strukturave shtet-bërës e organizative, si rrjedhoje kjo do të ndikonte në rritjen e mirënjohjes së drejt për drejt të popullit dhe shtetit tonë.
Ja pse reforma zgjedhore ka një rëndësi jetike në fatet e kombit…
Shënim: Dritan Broka është kryetari i partisë “Forca Rinia”