Home KRYESORE Dy fjalë për gruan(ministren) e mirë Milva

Dy fjalë për gruan(ministren) e mirë Milva

Nga Mentor Kikia

Sot është vështirë të thuash fjalë të mira për dikë. Së pari, sepse rrallë gjen njerëz që ti meritojnë ato, por edhe sepse atij që i meriton nuk ia thonë, për një mijë arsye. Por Milva Ekonomi, është një nga njerëzit që i meriton fjalët e mira, dhe se pakkush besoj mund të ketë arsye për të mos ia thënë ato.

Milva është ministrja më e re e qeverisë dhe ka në drejtim tashmë një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit. Se sa e aftë do të jetë ta drejtojë këtë institucion, atë duhet tia lëmë kohës. Por paraprakisht ne duhet të pranojmë që kjo është një zgjedhje shumë e mirë. Milva nuk është përfaqësuese e ndonjë lobi politik, ekonomik, apo kriminal e korruptiv, të cilit do ti detyrohet ti fshijë këpucët me tendera e koncesione.

Edhe pasi të lërë detyrën, jam i bindur që Milva do të jetë po Milva, ashtu siç ka qenë, nuk do të jetë pjesë e nomeklaturës, nuk do të shkojë të banojë në “lagjen” e bossave tek TEG dhe në Lagunën Blu ne Kavaje.

Suksese Milva!

Share: