Home KRYESORE Edi Rama i con fjale Ali Ahmetit

Edi Rama i con fjale Ali Ahmetit

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka bërë porosinë e duhur që Maqedonia te ece perpara fillimisht duke zgjidhur ngërçin politik dhe të implementojë tërësisht marrëveshjen e Ohrit dhe, më pas vendi të aspirojë si anëtare në NATO, transmeton INA.

Kryeministri Rama këtë qasje politike te Tiranes e theksoi në Tiranë, në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

“Ky vend të zhbllokohet nga ngërçi që ia ndalon rrugën drejt NATO-s, dhe se duhet të plotësohen të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit”, ka theksuar kryeministri Rama.

Por ky mesazh i kryeministri shqiptar është në kundërshtim me kërkesat e tanishme të kreut të BDI-së, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili insiston që prioriteti kyç të jetë zgjedhjet të mbahen më 24 prill, të zgjidhet emri dhe vendi të anëtarësohet në NATO.

Ahmeti vazhdimisht ka përsëritur se kontesti i emrit po i mbyll dyert vendit për në NATO. Por deklarata e qartë e kryeministrit Edi Rama është një sinjal i fortë për partitë shqiptare në Maqedoni. (INA)

Share: