Home KRYESORE Eh…po kthehemi ne nje shtet qe e drejton rrumpalla, injoranca, korrupsioni…

Eh…po kthehemi ne nje shtet qe e drejton rrumpalla, injoranca, korrupsioni…

Nga Zef Bushati

Shqiperia po kalon dite te mbushura me konfuzion informacionesh. Ne mjaft raste informacionet me te rendesishme se cfare ndodh tek ne i marrim nga agjensite apo gazetat e shteteve te tjera.

Ende nuk ka nje deklarim zyrtar nga Qeveria Shqiptare per ceshtjen e perfolur te muxhahedineve, per numrin e sakte te atyre qe jane aktualisht ne Shqiperi, numrin e sakte te muxhahedineve qe do te vine ne Shqiperi. Me cfare statusi vine tek ne, nga do vine, kush do na i sjelle, sa kohe do qendrojne, ku do strehohen, si do levizin neper Shqiperi, a do punojne apo do qendrojne ne ndonje kamp, ku do jete ky kamp, kush do financoje qendrimin e tyre, a ka mundesi buxheti i shtetit Shqiptar te perballoje qendrimin ne vendin tone te 3000 muxhahedineve…

Keto e pyetje te tjera presin pergjigjr qe nje perfaqesues i Qeverise duhet ti raportoje ne nje seance ne Parlamentin Shqiptar.

Tani filloi te flitet edhe per 25 mije refugjate te tjere qe do vijne ne Shqiperi. Eh..po kthehemi ne nje shtet qe e drejton rrumpalla, injoranca, korrupsioni, qe jo vetem po marrin ne qafe popullin e vet, por qe duan te marrin ne qafe edhe te tjeret qe largohen nga vendi i tyre per shkak te luftes dhe vine ne nje shtet qe ka probleme te medha ekonomike, vine ne nje shtet ku shtetasve te tij u ka humbur shpresa se situata ekonomike do permiresohet, ku shtetasit e kane drejtuar veshtrimin nga emigracioni.

Nese ne shqiperi vijne 28 mije refugjate perbejne 0.09 % te popullsise Shqiptare. Popullsia e Gjermanise eshte 80 milion banore. 0.09 % e popullsise gjermane eshte 720 mije. Mendoni se cfare mund te beje gjermania nese do ti vinin 720 mije refugjate ne nje dite, apo ti vinin Italise 630 mije refugjate etj.

A ka ndonje te pergjegjshem ne kete qeveri ? Une ndjej dhimbje per kedo qe vuan, jam i gatshem edhe te sakrifikoj dicka nga ekonomia modeste e familjes time. Po a mjafton kjo ?

Keto jane ndermarrje serioze dhe jo aventura. Ke te besh me jete njerezish. Eshte njesoj si te ftosh mysafire ne shtepi dhe te mos kesh mundesi tu japesh me ngrene.

Ne emer te Partise Aleanca Demokristiane qe kryesoj i kerkoj Qeverise Shqiptare transparence te plote dhe te detajuar me te gjithe planin e masave qe do ndermarre per te perballuar nje situate shume te veshtire nese Shqiperia do te prese 3000 muxhahedine dhe 25 mije refugjate.

Share: