Home KRYESORE Filozofia e frikës në katër etapa.

Filozofia e frikës në katër etapa.

Nga Artan Fuga

Etapa e parë : Unë kam frikë që e trashëgoj që nga koha kur njerëzimi jetonte në pyje, mes errësirës, kafshëve, rrufeve. Dhe meqënëse kam frikë të lindur, atë e projektoj te ty. Frika ime projektohet duke të veshur ty tipare të frikshme, agresiviteti. Agresivitteti që shoh te ty është prodhimi i frikës që ndjej vetë, të lindur bashkë me mua.

Etapa e dytë : Meqënëse të shoh me tipare agresiviteti nis e mbrohem prej teje sikur tI të ishe vërtet agresiv. Ti duke më parë se mbrohem prej teje, kujton se kam një arsye që e bëj këtë, pra se të kam bërë diçika të keqe dhe prandaj kam arsye të ndruhem nga agresiviteti yt. Nis të marrë vërtet tipare reale agresiviteti.

Etapa e tretë : Unë tani të shoh realisht agresiv sepse ti je bërë i tillë në këtë fazë të tretë. Prandaj ndjej një frikë reale që nuk më vjen nga koha e pyjeve dhe e dinosaurëve, por më vjen horizontalisht nga ty. Në këtë fazë e vërtetoj me fakte se ti je agresiv.

Etapa e katërt : Duke ndjerë realisht rrezikun e agresivitetit tënd, nis të sillem në mënyrë agresive. Por, edhe ti mbrohesh në mënyrë agresive. E kështu nis përleshja reale që në origjinë nuk kishte veçse ankthe të lindura bashkë me njeriun si pjesë e shpirtit të pavdekshëm njerëzor dhe që transmetohet me vetë njeriun. Sapo lind ai ka frikë pa arsye.

Pastaj frika pa arësye prodhon arësyet për të pasur frikë.

Ja … Agresivitetin e tjetrit e prodhon frika jonë si ndjenjë e lindur pa arësye.

Share: