Home KRYESORE “Forbes”: Fatos Dervishi ndër liderat e Ligjit në Nju Jork

“Forbes”: Fatos Dervishi ndër liderat e Ligjit në Nju Jork

Nga Robert Papa

Numri i ri i revistës “Forbes” i ka kushtuar një faqe avokatit shqiptar Fatos Dervishi. Nën okelon” Liderat e Ligjit në Nju Jork” revista ka titullin: “ Përkushtim i pa ndalshëm ndaj klientëve të lënduar dhge familjeve të tyre”. Sipas “Forbes” nënvizohet se :”Fatos Dervishi ish –zv/Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, është diplomuar për Ligj në Shkollën e Ligjit në Pace University. Është pranuar të ushtrojë profesionin si avokat në Shtetin e Nju Jokut. Ai , gjithshtu është pranuar të praktikojë ligjin para Gjykatës Supreme të SHBA-se”.

Revista shkruan:

Dëmtime serioze të shkaktuara nga neglizhenca e dikujt ose me veprime te gabuar me dashje, ndodhin shpesh duke shuar jetë dhe duke i lënë viktimat në kërkim për ndihmë dhe kompesim.

Një shofer i pakujdeshëm, ose një mjet punë i pasigurtë si dhe një brisk mund të shkatërrojë një familje dhe një mënyrë jetese.

Zgjedhja e një firme të duhur ligjore mund të bëjë një ndryshim të pamatshëm për individë dhe familjet e tyre gjatë luftës për kapërcimin e vështirësive fizike, financiare dhe emocionale, cka shpesh shoqëron dëmtime të tilla. Për një numër në rritje nju jorkezësk, kjo firmë ligjore është Dervishi Law Group.PC

Qoftë klienti, një shofer autobuzi, autobuzi it ë cilit është goditiur nga një mikrobuz; një punëtor skelash i goditur nga një tub që bie nga skela, apo një pastrues i dëmtuar nga rënia e nje kondicioneri mbi kokën e tij; avokatët e firmës, Fatos Dervishi dhe Duane Morgan, janë krenarë duke i dhënë cdo klienti vëmendjen që ai ose ajo meriton.

Dervishi thotë se :” Ne ofrojmë udhëheqje, dhembshuri dhe ndershmëri për nevojat e klientëve tanë, që ata të përqëndrohen në kthimin e jetës së tyre aty ku ishte më pare”. Sipas përvojës së Dervishit, kompanitë e siguracioneve nuk lënë gur pa kthyer mbrapsht të kundërshtojnë kërkesat e përfitimeve, ndajtë të cilave kanë te drejta klientëte e firmës. Dervishi thotë se :Ata udhëqhiqen nga padituria e publikut. Te zyra jonë, ne jemi tërësisht të përkushtuar ndaj klientëve tanë. Ju ofrojmë konfort në kohë ditët që kanë nevojë dhe kemi një përkshtim të pandalshëm ndaj tyre dhe famijeve të tyre. Ata ndihen me besim se ne po bëjmë cdo gjë të mundshme për të mbrojtur të drejtat e tyre, dhe të jemi të sigurt që ata të marrin atë që meritojnë në bazë të dëmtimeve që kanë pësuar.”

Sipas revistës. Fatos Dervishi, është listuar mes avokatëve më të mire të vitit 2015 sipas Nju Jork Llou Xhournal”

Ceshtjet e fituara:

3.25 milionë dollarë në favor të një punëtori skelash, qafa dhe kurrizi i të cilit ishte dëmtuar kur një tub i pasigurtë i skelës ra mbi kokën e tij. Pas dëmtimit, ai nuk qe më i aftë të punonte në ndërtim

1.65 milionë dollarë në favor të një 53 vjecare anëtare e sindikatave, shofere autobuzi, me dëmtin në qafa pasi autobuzi u godit nga një kamioncinë pas një kthese të paligjshme në trafik.

1.5 milionë dollarë në favor të një punëtori me demtimi në kurriz në një punë në ndertim, pasi ra nga një lartësi 8 m.

Më Fatosin takohemi shpesh. Njihemi që në Shqipëri. Mbas 1997 Dervishi pat ardhur në SHBA. Nuk qe e lehtë. Pas azilit politik, ai filloi të punonte cdo punë. Në një local pizazh, ish-zv/prokurori i Përgjitshëm, nisi të punonte si shpërndarës pizash.Pastaj në Albani, në një shitore të vogël. Një ditë aty ka shkuar një gazetare e gazetës lokale. Ka shkruar për Dervishin. Autoritet e kanë kontaktuar. I është rikthyer shkollës. Duhej mbaruar diploma e drejtësisë dhe duhej mbrotjur provimi i Shtetit. I kaloi të gjitha. Fillloi të punonte për një studio ligjore amerikane. Pastaj vendosi të hapë zyrën e tij. Ka qenë Zëvendës Prokurori Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nga viti1994 deri në vitin 1998. Gjatë kohës që ai ishte në detyrë ka hetuar shumë çështje të rëndësishme, siç janë çështja “Nano”, çështja e 5 Minoritarëve, çështjen “Arsid” si dhe një numër të madh çështjesh të tjera.

Prapë mendjen e ka në Shqipëri, si shume nga ne. Dëgjon për Byronë e Hetimit dhe i shkelqejnë sytë. Unë kam një besim se ai do ta bënte shkëlqyshëm. Ka treguar forcë dhe integritet dikur.

Sa herë që flasim më thotë se Byroja e Hetimit mund të krijohej brenda Prokurorisë dhe me disa prokurorë por me shumë punë mund të nisin hetimet.
I them se atje janë të gjithë për burg. E kam fjalën për shefat e mëdhenj: liderat e mëdhenj te majtë e të djathtë. Mos u nxito ,me thotë. Duhen fakte. Nuk mund të perflasim të gjithë. hetimi don provën ,faktin dhe përkushtim.

Ai jeton në një shtëpi shume të madhe. Fëmijët shkojnë shkolla shumë të mira. Pra ka arritur “endërrën amerikane”. Ka fituar diSa cështje disa milionë dollar( avokati merr normalisht 30% të një cështjeje në SHBA), por unë e ndjej se sytë e tij duan prapë atë tavolinën “ e shëmtuar” të një zyre në Prokurorinë shqiptare.

Kur Edvin Rama pat ardhur në Nju Jork, e kemi takuar bashkë me Fatosin. Natyrisht edhe e kemi uruar. Unë i kam thënë:Ja ku e ke prokorurorin e Byrosë së Hetimit! robert papaRama ka qeshur. Nuk e di nga se i pëlqeu apo ngaqë u tremb. Por, ja them prapë: A don Byro Hetimi dhe përvojë amerikane”Ja ku e ke Fatos Dervishin! Por Rama , mbase nuk ka as dëshirën e as kohën ta bëjë dhe mbase po zhgënjen jo vetën 1 milionë votuesit por edhe aleatët në Uashington, sepse e shikojnë se edhe ai nuk u largua dot nga oligarkët dhe nuk i shpëtoi as nepotizmit primitv e as pushtetit abuziv autoritar. Nëse don hetim real, ja thashë një emër. Po ja lanë Byronë Tahirit, atëhere edhe Teatrin e Operas ose Akademine e Shkencave t’ia japë Drejtorise së Burgjeve.

Share: